LAJMI I FUNDIT:

Akademia Diplomatike fillon trajnimin intensiv për diplomatë të rinj

Akademia Diplomatike fillon trajnimin intensiv për diplomatë të rinj

Pesëmbëdhjetë zyrtarë të rinj diplomatikë dhe zyrtarë të rinj civilë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot filluan trajnimin intensiv, i cili ka për qëllim ngritjen e shkathtësive të tyre përpara se të angazhohen që të shërbejnë në misionet përkatëse diplomatike dhe konsullore të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës.

Hapjen e trajnimit, i cili do të jetë 20-ditorë, e bëri drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Kosovës, Fatmir Haxholli, i cili tha se trajnimi do të forcojë më shumë kapacitetet e vendit për të mbrojtur dhe promovuar interesat shtetërore dhe për të marrë pjesë në mënyre efektive në sferën ndërkombëtare.


“Është nderë ta mbani titullin diplomatë të rinj të Kosovës, në kuptimin e gradës, edhe pse juve nuk jeni të rinj në atë që posedoni dhe përfaqësoni. Uroj që në një të ardhme të afërt të keni mundësinë që të dëshmoni me sukses aftësitë dhe shkathtësitë tuaja në Shërbimin e Jashtëm të Kosovës”, u tha diplomatëve të rinj drejtori i Akademisë Diplomatike.

Në këtë trajnim 20 ditorë, të organizuar nga Akademia Diplomatike dhe mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të ligjërojnë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të ambasadave dhe konsullatave të huaja në Kosovë, si dhe ekspertë ndërkombëtar dhe vendor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori