LAJMI I FUNDIT:

Ajri i ndotur ua rritë të rinjve rrezikun për sëmundje mendore

Ajri i ndotur ua rritë të rinjve rrezikun për sëmundje mendore

Sipas një studimi të ri, fëmijët rriten në qytet kanë rreziqe më të mëdha të zhvillimit të sëmundjeve mendore.

Për të parën herë, hulumtuesit e kanë ndërlidhur nivelin e ajrit të ndotur të qytetit me sëmundje mendore te të rinjtë, transmeton Telegrafi.


Pra, rezultatet tregojnë se ata që jetojnë në zona me ajër më të ndotur, janë më të prirë të përjetojnë psikozë.

Hulumtuesit londinezë kanë zbuluar se përvojat psikotike janë shumë më të zakonshme mes adoleshentëve që kanë ekspozim të madh në dyoksid nitrogjeni, oksid nitrogjeni, etj.

Megjithatë, përderisa studimi nuk thotë se ndotësit shkaktojnë që adoleshentët të kenë probleme psikotike, zbulimet e tyre sugjerojnë se ajri i ndotur mund të jetë faktor kontribuues.

Autorët e studimit thonë se duhet të kryhen më shumë hulumtime për të kuptuar nëse ka mekanizma biologjikë që e lidhin ajrin e ndotur me përvojat psikotike tek adoleshentët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori