LAJMI I FUNDIT:

Ajri i ndotur mbyt inteligjencën

Ajri i ndotur mbyt inteligjencën

Fëmijët të cilët jetojnë në lagje me trafik të dendur kanë koeficient më të ulët të inteligjencës dhe arrijnë rezultate më të dobëta në testet e inteligjencës dhe mbamendjes, për dallim nga fëmijët të cilët thithin ajër të pastër.

Pasoja e papastërtisë së ajrit në inteligjencë janë të ngjashme me ato të fëmijëve, nënat e të cilëve kanë pirë nga dhjetë cigare në shtatzëni apo tek fëmijët e ekspozuar ndaj plumbit, ka thënë për agjencinë ‘Reuters’ doktoresha Shakira Franco Suglia, nga shkolla e Harwardit për shëndet publik, autore kryesore e studimit.

Derisa efekti i ndotjes në sistemin kardiovaskular dhe respirator është studiuar gjerësisht, më pak dihet se si frymëmarrja e ajrit të papastër mund të ndikojë në tru, shkruan Suglia dhe ekipi i saj në revistën American Journal of Epidemiology.


Ajo dhe kolegët e saj në hulumtim kanë përfshirë dhe analizuar 202 fëmijë nga Bostoni të moshës deri në 11 vjeçare si dhe një studim të duhanpirjes tek gratë shtatzëna. Hulumtuesit kanë lidhur disa forma të matjes së funksionit të njohjes me ekspozimin e fëmijëve ndaj ndotjes së shkaktuar nga djegia e karburanteve, në veçanti tek automjetet me naftë.

Sa më shumë që fëmijët kanë qenë te ekspozuar ndaj ndotjes aq më i vogël ka qenë rezultati në testet e inteligjencës (IQ).

Kur hulumtuesit i kanë përshtatur rezultatet me faktorët tjerë, siç janë arsimimi i prindërve, gjuha të cilën e flasin në shtëpi, pesha e lindjes dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit, lidhja ende ka ekzistuar.

Sa për shembull, ekspozimi i madh i mbetjeve të djegies së karburantit është e lidhur me rënien e IQ-së mesatarisht 3.4 pikë. Fëmijët të cilët janë më shumë të theksuar ndaj ekspozimit kanë arritur rezultate më të dobëta edhe në testin e fjalorit, mbamendjes dhe mësimit.

"Kjo bie nën ekspozimin e duhanit gjatë shtatzënisë dhe ekspozimi ndaj plumbit", ka thënë Suglia.

Ajo ka theksuar se ndotja e shkaktuar nga trafiku është e lidhur edhe me pasoja tjera të shumta që janë të dëmshme dhe se, pos zhvendosjes nga një vend ku trafiku është shumë i dendur, nuk mund të bëjnë gjë më shumë në këtë aspekt.

Në trend Stil

Më shumë
Prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore të djemve sesa të vajzave, thotë studimi

Prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore të djemve sesa të vajzave, thotë studimi

Lifestyle
A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

Lifestyle
Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt

Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt

Udhëpërshkrime
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Stil
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori