Në orën 7.00 të mëngjesit më 29 gusht 1949, një shkëlqim verbues ndriçoi vendin e mbështjellë me sekret maksimal të Semipalatinsk, në Kazakistanin e sotëm. Një zhurmë, errësirë, pastaj heshtje.
Reja e kërpudhës që ngrihet në poligonin bërthamor përcakton suksesin e operacionit Borodino: shpërthimi i bombës RDS-1 – për sovieti kët Pervaja Molnija (“rrezja e parë”), për amerikanët Joe-1, për nder të Sekretarit Joseph Stalin që e kishte dëshiruar aq fort. Rusët i bashkohen “klubit atomik”; edhe ata mund të ushtrojnë parandalim bërthamor në botë.
Katër vjet më herët, mbi qiejt e Hiroshimës dhe Nagasakit, bombarduesit strategjikë B-29 kishin hedhur bombat atomike “Little Boyt” dhe “Fat Man”, me rezultate që të gjithë i dimë. Stalini ishte tmerrësisht i impresionuar nga fuqia shkatërruese e armëve të zhvilluara nga amerikanët, dhe ai lëshoi spiunët në të gjithë Amerikën dhe Evropën, për të vjedhur sekretet e “Projektit Manhattan”- programi bërthamor amerikan – dhe për dërgimin e tyre tek shkencëtarët sovjetike.
Moska duhej të kishte bombën atomike, dhe duhej të ishte në të gjitha ‘e barabartë’ me ato të zhvilluara nga ekipi i Oppenheimerit. Informacioni i vjedhur nga amerikanët do të kishte shmangur – dhe në fakt shmangu – gabimet e shumta të projektimit dhe përpjekjet, të cilat do të rezultonin në humbje të madhe të kohës dhe të parave.
Sipas vlerësimeve të CIA-s, që atëherë sapo kishte lindur, “rusët” nuk do të arrinin të siguronin – duke patur parasysh teknologjitë e pamjaftueshme që kishin në dispozicion – tek një armë bërthamore tërësisht funksionale, para vitit 1954. Të dhënat e marra për bombën me pluton “Fat Man” që agjentët e NKVD-së – mes të cilëve Pesëshja e Famshme e Kembrixhit dhe Rosenbergët – arritën të sigurojnë në Angli, çuan në zhvillimin e shpejtë të RDS-1, dhe bomba u ndërtua në kohë rekord.
Programi bërthamor sovjetik mund të mburrej me fizikanë të rangut të lartë, mes të cilëve spikasnin Igor Kurchatov dhe Pyotr Kapitsa; ata, me orientimin e saktë për të cilin ishin shpenzuar një dekadë studime dhe teste ku kishin marrë pjesë edhe Einstein dhe Fermi, dhe para tyre Frisch dhe Peierls, u gjendën me një detyrë shumë të lehtësuar. Ndërsa urani i përdorur për reaktorin bërthamor sovjetik, vinte nga programi bërthamor nazist dhe ishte konfiskuar në vitin 1945.
Suksesi i papritur i BRSS
Shërbimi i fshehtë amerikan mbeti i shastisur përballë rezultatit të arritur nga Bashkimi Sovjetik, duke e përkthyer shqetësimin e vet në një studim të menjëhershëm të një plani lufte i cili parashikonte bombardimin e 70 qyteteve sovjetike, përmes dërgimit të bombarduesve strategjikë.
Sovjetikët, 5 vjet më herët se parashikimet kishin arritur shkrirjen e Plutonit; në 1951 atë të Uranit dhe në 1953 – përkundër gjithë parashikimeve – kishin testuar tashmë me sukses Bombën me Hidrogjen. Në vitin 1961 testuan Bombën ZAR: arma termonukleare më e fuqishme që ka eksperimentuar njeriu gjatë historisë.
Gara e armatimit bërthamor
Nevoja e një shteti për të zotëruar një armë “parandalimi bërthamor” buron nga fuqia shkatërruese e ushtruar prej armëve të shkatërrimit në masë që u përdorën prej SHBA, që të gjunjëzonin Japoninë dhe dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, me fitoren që do të trembte botën mbarë.
Një kërkim i tillë ishte mes objektivave të Rajhut të Tretë dhe u bë prioritet për BRSS gjatë garës bipolare që u përvijua pas fundit të konfliktit botëror. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqe në Stokholm, nga gara e armatimit bërthamor që nisi në 1940 e deri më sot, në botë ekzistojnë rretj 15850 testata bërthamore: të ndara mes SHBA, Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Kinës, Indisë, Pakistanit dhe Koresë së Veriut.
Nga këto, të paktën 1800 konsiderohen “me rrezik të lartë”. Nga viti 1945 deri në 2018 janë kryer 2085 teste bërthamore. Kulmi u arrit në vitin 1962. Gjysma e testeve janë kryer nga SHBA. Në vitin 1970, Traktati për Mospërhapjen Bërthamore që hyri në fuqi pas firmosjes nga 190 shtete frenoi testimet dhe prodhimin e armëve bërthamore.
Që atëherë, vetëm India, Pakistani dhe Korea e Veriut kanë kryer teste bërthamore. Në 22 shtator 1979, një satelit i NASA-s regjistroi një dridhje të dyfishtë të lidhur me një shpërthim bërthamor mes Oqeanit Atlantik jugor dhe Oqeanit Indian – pranë Ishujve të Princit Eduard. Përgjegjësia iu ngarkua Izraelit dhe Afrikës së Jugut.
Dokumenta të CIA-s të zbardhura pjesërisht në 1999 shpien në konkluzionin se mund të ketë qenë rënie meteori ose një “test bërthamor”, për të cilin nuk u gjetën gjurmë të mjaftueshme për ta konfirmuar. Sipas dokumentave të CIA-s: “Nëse është verifikuar një shpërthim i tillë, me shumë gjasë faji është i Afrikës së Jugut”. / Il Giornale – Bota.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musk po shkakton telashe në Evropë – çfarë përfiton ai nga kjo?
Erërat më të fuqishme në 27 vjet godasin Britaninë dhe Irlandën, një i vdekur dhe gati një milion pa energji elektrike
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova