LAJMI I FUNDIT:

Ajnishahe Halimi: Ramush, Kosova nuk e meriton një kryeministër si ti!

Ajnishahe Halimi: Ramush, Kosova nuk e meriton një kryeministër si ti!

Anëtarja në hierarkinë e lartë të PDK-së, Ajnishahe Halimi, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pavarësisht që janë bashkë në koalicion.

Halimi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë që kryeministrit duhet t’i vije turp për deklaratat e tija.


“Si nuk i erdhi turp te deklarohet para qytetareve të tij te varfër, të sëmurë e me njëmijë nevoja elementare, se ka para sa te doje për të shëtitur e fjetur në hotele super-luksoze”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ky është postimi pa ndërhyrje i Halimit në Facebook:

Miremengjesi, o te uruar!

Ka kohe qe nuk fola, nuk thashe gje…Asesi nuk pajtohem me shume gjera…

Kesaj radhe do te shpreh mospajtimin tim me Kryeministrin!

– Paraqitja publike dhe qasja kundrejt qytetareve, e kryeministrit eshte turp i madh. Nuk e kam menduar te tille…!

– Si nuk i erdhi turp te deklarohet para qyetareve te tij te varfer, te semure e me njimije nevoja elementare, se ka para sa te doje per te shetitur e fjetur ne hotele superlukksoze?!

– A ka ai njeri keshilltare, te cilet e keshillojne per menyren e veshjes se tij, ecjes …

– Nuk i besoj hiq per punen e demarkacionit, Gjykates speciale etj, te cilat i kunvdershton me retorike patriotike, sepse une njeriut i besoj per shkak te veprimeve e jo te fjaleve! E, veprimet e tij jane ne kundershtim me patriotizmin!

Ramush, Kosova nuk e meriton nje kryeminister si ti!