LAJMI I FUNDIT:

Ajdari: PSP të merr rastin ‘Monstra’ (Video)

Ajdari: PSP të merr rastin ‘Monstra’ (Video)

Familjarët e të dënuarve në rastin Monstra shprehen të dëshpëruar nga përgjigja e fundit e Prokurorisë Speciale lidhur me moshapjen e deritanishme të këtij rasti. Bedri Ajdari, vëllau i Fejzi Ajdarit, thotë se tanimë ata dyshojnë në sinqeritetin e Prokurorisë Speciale pasi përveç tyre, ky institucion nuk ka hetuar as edhe ndonjë rast tjetër të shqiptarëve. Familjarët druajnë se prokurorisë do t’i përfundojë mandati dhe Kuvendi nuk do t’ua vazhdojë atë dhe rasti “Monstra” do të mbetet pa hapur asnjëherë.

“Të them të drejtën fort po dyshojmë në sinqeritetin e këtij subjekti i cili me arsyetime të lehta e anashkalon këtë rast. Unë nuk e kuptoj këtë që si është e mundur që asnjë rast shqiptarë të mos procesuohet. Mund të mos fitojë PSP një mandate tjetër duke pasur parasysh opstrukcionet që ja bën Qeveria, të thotë nuk mund të vazhdojmë kështu, ndërpritet mandate dhe pastaj një arsyetim tjetër do të del prokuroria dhe do të thotë ne e kishim në plan, ja në u ndërpre mandate dhe ditën e mirë, çka ngelet me këtë?”, ka deklaruar për Tv Shenja, Bedri Ajdari.


Lexo gjithashtu rreth Bedri Ajdarit

Hajdari thotë se një pjesë të madhe të fajit mbajnë edhe përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri të cilët sipas tij kanë qëndruar duarkryq si ndaj prokurorisë publike ashtu edhe ndaj prokurorisë speciale dhe nuk kanë bërë asnjë përpjekje për zbardhjen e së vërtetës për këtë rast.

Lexo gjithashtu rreth rastit ‘Monstra’

“Publikisht po pyes deri ku, a kemi ne shqiptarët ndonjë hise këtu, a ka dikush që ju thotë këtyre gjërave sot. Unë e bëj një pyetje, po të kishin qenë serb këta të akuzuar, a do të kishte mundur prokuroria speciale dhe prokuroria e përgjithshme me këto fakte ti mbante. Unë ju garantoj që për 20 minuta xhandarmërinë serbe do ta kishim në qendër të Shkupit dhe këta jo vetëm që do ti liroshin, por edhe do ti dëmshpërblenin majshëm”, ka shtuar më tej ai.

Në konferencën e fundit për shtyp, prokurorja Lençe Ristovska deklaroi se deri më tani janë hapur rastet nga bombat e publikuara, ndërsa në të ardhmen do të publikohen edhe rastet e tjera që burojnë nga bisedat e përgjuara, por që nuk u publikuan nga lideri i opozitës, Zoran Zaev./Telegrafi/