LAJMI I FUNDIT:

“Air Force Two” me të cilin udhëtonte Mike Pence përplaset me tufën e zogjve, piloti i aeroplanit detyrohet të rikthehet në aeroportin nga ku ishte nisur

Aeroplani me të cilin po udhëtonte zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, është rikthyer në aeroportin e New Hampshire, pasi gjatë fluturimit është përplasur me një tufë zogjsh, kanë njoftuar zyra për informim në Shtëpinë e Bardhë.

Bëhet fjalë për aeroplanin “Air Force Two”, me të cilin Pence po kthehej në Washington pas një vizite që kishte realizuar në qytetin e Gillfordit, transmeton Telegrafi.

Një zyrtar i lartë amerikanë i cili ka dashur të mbetet anonim, ka bërë të ditur se zëvendëspresidenti amerikan dhe ekipi i tij nuk kanë qenë në rrezik.

E pas aterimit në New Hampshire, Pence është rikthyer në Washington me një aeroplan për transportimin e mallrave, që Shërbimi Sekret e përdor për transportimin e veturave që shfrytëzohen gjatë udhëtimeve jashtë vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Kalo në kategori