Presidenti amerikan Joe Biden është takuar sot në Kiev me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, në prag të njëvjetorit të pushtimit rus në Ukrainë.

Bëhet fjalë për vizitën e parë të Bidenit në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend, që është një shenjë për mbështetjen e madhe për Ukrainën, raporton Reuters.


2 34

Udhëtimi i sotëm i presidentit amerikan Joe Biden në Kiev, për arsye sigurie ishte mbajtur sekret gjatë tërë kohës, transmeton Telegrafi.

8 7

Aeroplani presidencial Air Force ishte ngritur në ajër nga baza ajrore Andrews në Maryland, gjatë ditës së djeshme në kohën kur po binte terri. E gazetarët që ndoqën këtë ngjarje nuk u është lejuar të bartin me vete pajisje si aparate e kamera.

3 27

Udhëtimi i Bidenit nuk ishte paralajmëruar fare, kurse zyrtarët e Shtëpisë së Bardhe gjatë javës së kaluar kanë deklaruar disa herë se nuk bëhet fjalë për ndonjë vizitë të Bidenit në Ukrainë.

7 9

Të dielën mbrëma, pak para se të udhëtonte, Biden shkoi me gruan e tij në Washington, nga ku më nuk është parë fare deri sot në mëngjes pas arritjes në Kiev.

4 21

New York Times raporton se Biden arriti në Kiev me tren, udhëtimi kishte filluar nga Polonia dhe kishte zgjatur më shumë se një orë deri në Kiev. NYT e ka përshkruar vizitën si “demonstrim i vendosmërisë së administratës së Bidenit”.

13 1

Biden arriti në Kiev në ora 8 të mëngjesit, ku u prit nga ambasadorja amerikane në Kiev, Bridget Brink. Autokolona vazhdoi rrugëtimin nën masa të rrepta të sigurisë drejt pallatit Marinski, rezidencën e presidentit ukrainas. Atje u prit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij Olena Zelenska.

5 18

Derisa Biden po ecte rrugëve të Kievit, në kryeqytetin ukrainas u aktivizuan sirenat që paralajmërojnë për sulme të mundshme ajrore.

12

Në anën tjetër, Ukraina është në lufte kurse ushtria amerikane nuk është e përfshirë në të, gjë që e bën këtë vizitë të jetë e veçantë nga udhëtimet tjera të presidentit amerikan.

6 11

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, disa herë në fillim të këtij viti kanë mohuar mundësinë se do të ketë vizitë të Bidenit në Ukrainë.

11 2

Biden kryesisht udhëton me një numër të vogël të përcjellësve, ku përfshihet këshilltari i tij për Siguri Nacionale, Jake Sullivan, zëvendës-shefja e personelit Jen O’Malley Dillon si dhe ndihmësja personale Annie Tomasini.

9 8

Presidenti ukrainas qysh në fillim të luftës në Ukrainë e kishte ftuar Bidenin për një vizitë në Kiev, derisa forcat ruse po grumbulloheshin përgjatë periferisë së kryeqytetit ukrainas.

10 3

Javën e kaluar, Zelensky tha se ftesa për Bidenin për një vizitë në Kiev akoma vlen. Në anën tjetër, pas vizitës në Kiev, presidenti amerikan pritet të vazhdojë rrugëtimin e tij drejt Polonisë. /Telegrafi/

1 236