Ylli i “Poldark”, Aidan Turner, thuhet se është martuar me të dashurën e tij, Caitlin Fitzgerald, në një ceremoni të fshehtë në Itali pas një lidhje tre vjeçare.

Ylli i ekranit, 37 vjeç, është martuar me aktoren amerikane, 38 vjeçe, ndërsa xhirimet përfunduan në dramën e tij të fundit, “Leonardo”, gushtin e kaluar.


Sipas burimeve, çifti po planifikonin prej kohësh të martoheshin por ceremonia ishte realizuar fshehurazi për shkak të stilit të tyre jetësor.

41095310 9416001 Newlyweds Poldark s Aidan Turner has married girlfriend Caitlin  m 12 1617050833699 Aidan Turner dhe Caitlin Fitzgerald (Foto: Media Punch)

“Çifti janë të dashuruar çmendurisht dhe mezi po prisnin për këtë”, ka thënë një burim.

Burimi shtoi për The Sun: “Ata janë të dy shumë privatë dhe e kanë mbajtur shumë të mbyllur ceremoninë, por ata morën vëmendje me unazën e martesës gjatë një shëtitje”.

41096506 9416001 image a 26 1617052251841 Aidan Turner dhe Caitlin Fitzgerald (Foto: Splash News)

Yjet janë në një romancë dashurie që nga viti 2018 teksa takimet filluan në xhirime të “ The Man Who Killed Hitler And Then The Bigfoot in Massachusetts”.

Ndërkohë, gruaja e tij, është bërë më e njohur më së shumti për rolin e saj si Libby Masters në dramën amerikane “Masters Of Sex”, e cila luajti nga 2013 deri në 2016. /Telegrafi/