Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, është tejet e dashur në zhanrin e saj, pasi edhe shpeshherë vjen tejet unike.

Që nga paraqitja e saj e parë, ajo ka arritur të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave, të cilët e mbështesin vazhdimisht.


Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Aida ka bërë të ditur se do të sjellë një duet me këngëtarin e njohur të estradës shqiptare.

aidadoci1 117903577 1213991188955892 3180969823819719287 n (Foto: Instagram)

Bëhet fjalë për Fisnikët, këngët e të cilëve dëgjohen edhe në ditët e sotme.

“Kisha nderin të takoj legjendë, që jam rritur me këngët e tij, së shpejti”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Një vendim i tillë është pritur mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së tyre, teksa morën shumë komente pozitive. /Telegrafi/