"Ai solli mallkimin te Bayerni" - tifozët reagojnë ndaj debutimit të Harry Kane ku humbën trofeun

Harry Kane ka bërë debutimin e tij në Bayern Munich vetëm në ditën e tij të dytë në klub.
Ishte menduar që ai të fitonte trofeun e tij të parë, por Bayern humbi 3-0 ndaj RB Leipzig në Superkupën e Gjermanisë.
Sa për Kane, ai qëndroi gjysmë ore në fushë, por dukej krejtësisht i humbur.
Nuk është faji i tij - ai nuk i njeh ende shokët e tij të skuadrës dhe ata nuk është se i dhanë shumë pasime Harryt pasi u fut në lojë.
Përveç kësaj, Leipzig ishte tashmë 2-0 në avantazh kur Kane hyri në lojë dhe shpejt shënuan një tjetër nga pika e bardhë.
Por edhe pse ishte një debutim shumë i qetë për Harryn, gjithsesi fansat e futbollit në rrjetet sociale kanë reaguar ndaj tij.
"Thonë se ku është Kane trofeut zhduken", ishte një nga komentet në rrjetet sociale.
Nj tjetër ishte:"A duhet Harry Kane të largohet nga Bayerni për të fituar trofe?", ndërsa i fundit që mori më së shumti pëlqime shkruante: "Kane në fakt e solli mallkimin te Bayerni...". /Telegrafi/





















































