LAJMI I FUNDIT:

Ai hebre, ajo myslimane: Nëse Hillary humb zgjedhjet, faji do të jetë i këtij çifti! (Foto)

Ai hebre, ajo myslimane: Nëse Hillary humb zgjedhjet, faji do të jetë i këtij çifti! (Foto)

Nëse Hillary Clintoni do të rrëzohet një hap larg finishit, faji do të jetë i këtij çifti. Huma Abedin, këshilltarja shumë e ngushtë me origjinë indiane, pothuaj një vajzë e adoptuar për Hillary Clintonin. Dhe ish bashkëshorti i saj, Anthony Weiner.

Anthony Weiner, “enfant prodige” i politikës njujorkeze, deri disa vite më parë ishte nisur drejt një karriere brilante. Por nuk e lanë surprizat prej seksomani virtual, skllav i fotografive erotike që i bënte vetes, një narcisist si Donald Trumpi, por në një botë digjitale, ku organi mashkullor mund të udhëtojë bashkëlidhur sms-ve.

h2


Anthony dhe Huma, për vite të tërë kanë qenë dy yje, të pandashëm dhe shumë të pëlqyer në sallonet e Manhatanit, një çift fituesish, fytyrat ideale për brezin e ri të Partisë Demokratike: shumetnike, shumëfetare, ultraliberalë.

Ai hebre, ajo myslimane. Ai aktor, argëtues, shumë popullor mes bazës së pakicave kyçe (zezakëve, hispanikëve, homoseksualëve”. Ajo tip i tërhequr, e ndrojtur, por shumë e vlerësuar nga bashkëshortët Clinton, një eminencë gri e vërtetë. Ai, në kolegjin e tij, njujorkez, ishte përzgjedhur plot shtatë herë në Dhomën e Deputetëve, nga 1999 deri në 2011, me përqindje plebishitare (60% e lart). Ende i ri (sot është 52 vjeç), në vitin 2010 doli në pah në sallë në Kongresin e Uashingtonit, për një fjalim të ashpër kundër obstruksionizmit të republikanëve, që bllokonin reformën shëndetësore në Barak Obamës.

Për Huma Abedinin- e lindur në Michigan 40 vjet më parë nga prindër indianë, por që fëmijërinë dhe adoleshencën ka kaluar në Arabinë Saudite-Hillary thoshte: “Unë kam vetëm një vajzë, Chelesea; po të kisha patur një tjetër do të kishte qenë ‘Huma’. Të dyja janë të pandalshme, që nga fushata e primareve e vitit 2008, në departamentin e Shtetit, sot është numri dy i stafit të saj elektoral.

Miqësia është kaq intime-vetëm Huma është autorizuar të hyjë në dhomën e gjumit të Clintonit për seanca pune natën vonë, thonë ata të ekipit të saj, saqë ka pasur dhe ndonjë tabloid që ka imagjinuar ndonjë marrëdhënie përtej miqësore.

Marrëzi, mbi të gjitha në dritën e lidhjes pothuaj patologjike që Abedin kishte për të shoqin. Martesa civile mes të dyve, në vitin 2010 u pagëzua nga Bill Clintoni, si vulë e aleancës familjare.

h3

Përralla magjike e çiftit Weiner-Abedin fillomn të bëhet tragjikomike në qershor 2011, më pak se një vit pas martesës. Dalin mesazhet e para të tij me përmbajtje seksuale: nuk ka sens të konsumuar, por një orgji me selfie, në të cilat u dërgon fanseve të tij, fotografi të pjesëve të veta intime.

Weiner detyrohet të dorëhiqet nga Dhoma e Ulët. Dy vjet më vonë provon të riniset në zgjidhjet primare të Partisë Demokratike për t’u bërë kryebashkiak i Nju Jorkut. Kronikën e fushatës së tij surreale të vitit 2013 e ka ofruar ai vetë në dokumentarin “Weiner”, i cili ka patur një sukses të moderuar në sallat e Manhatanit.

Në atë dokumentar, janë të shfaqura kontradiktat e çiftit, me një mizori shtangëse. Ai pengohet menjëherë nga një rishfaqje e skandaleve seksuale, me gra të tjera që zbulojnë se kanë patur korrespondenca të gjata përmes celularëve, aty kua ai ka ekspozuar të mbathurat e gjëra të tjera. Huma e mbështet, e mbron me këmbëngulje, e filmuar nga i shoqi në kalvarin e tij. Mos vallë Hillary e do shumë edhe prej kësaj?

gty_huma_abedin_anthony_weiner_ll_130724_33x16_1600 Në fakt ka pakëz psikanalizë që duhet të bëhet përreth marrëdhënies së Clintonit dhe këshilltares së saj të preferuar, gra të “binjakëzuara” nga fati, të detyruara të mbrojnë karrierat e tyre politike nga aventurat e bashkëshortëve. Burra të dobët, ndoshta të sëmurë (mbi të gjitha Winer), e megjithatë gjenialë: ashtu si Billi, edhe Anthony ishte një politikan i talentuar. Nëse do të kishte fituar ai zgjedhjet për kryebashkiak, me siguri do të kish qenë më efikas se sa Bill de Blasio. Marrëdhënia e tyre zgjati deri pak muaj më parë. I takova të dy në konventën e Partisë Demokratike në Filadelfia, në fund të korrikut.

Pavarësisht se karriera e tij politike ishte goditur rëndë për së dyti, Anthony vinte vërdallë mes të famshmëve të parisë, shumë i kërkuar prej gazetarëve. I mprehtë, argëtues, me batutën gjithmonë gati. Huma vendosi të shpallë ndarjen ligjore vetëm një muaj më vonë, kur dolën fotografi të tjera: i bënte foto vetes gjysme lakuriq, ia dërgonte një admirueseje ndërkohë që në shtrat në krah të tij flinte djali i vogël.

Nga Federico Rampini-La Repubblica/Bota.al

Në trend Botë

Më shumë
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën

Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën

Amerika
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja

Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja

Evropa
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

Evropa
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Kalo në kategori