"Ai është frymëzim, nuk duhet ta lë boksin" - fjalët e Anthony Joshua për Francis Ngannou pas fitores

Anthony Joshua ka folur pas fitores ndaj Francis Ngannou, që në raundin e dytë me nokaut.
AJ ishte i përsosur, i qetë dhe i matur, ndërkohë që ishte i pamëshirshëm dhe i egër kur duhej, duke mos i lënë asnjë shans kamerunasit.
Britaniku ka pasur fjalë të mira për Ngannoun edhe pse e mposhti shumë shpejtë, duke e quajtur një frymëzim.
"Është kjo që është. Kur pashë luftën mes Francis dhe Tyson Fury, kuptova se ai mund të luftonte. Dhe unë doja të isha pjesë e kësaj”.
“Ai është një frymëzim. Ai është një kampion i madh dhe ky rezultat nuk i heq asgjë nga aftësitë e tij. I thashë se nuk duhet të linte boksin”.
“Ai mund të bëjë mirë. Ai ka luftuar me dy nga më të mirët”, ka thënë Joshua.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































