LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: S’ka nevojë për blerje të tepruar, mos bëni panik

Ahmeti: S’ka nevojë për blerje të tepruar, mos bëni panik

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që në këtë sfidë me coronavirusin, secili të veproj me disiplinë.

Ahmeti ka thënë se nuk ka nevojë për blerje të tepruar, ndërsa bëri thirrje që të mos ketë panik.

Coronavirusi, interesim më i madh i qytetarëve për të blerë artikuj elementarë
Lexo po ashtu Coronavirusi, interesim më i madh i qytetarëve për të blerë artikuj elementarë

Po ashtu, ai tha se megjithëse si shtet kapacitetet i kemi të mangëta, por se kemi kaluar sfida të mëdha.


“S’ka nevojë për blerje të tepruar! Këtë sfidë mund ta kalojmë vetëm të bashkuar, ku secili vepron me disiplinë dhe duke menduar për njëri tjetrin. E dimë që kapacitetet tona si shtet janë të mangëta por kemi kaluar edhe sfida më të mëdha. Bashkërendim, solidaritet e vigjilencë. Pa panik!”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/