LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Shqiptarët nuk do të votojnë për LSDM-në (Video)

Ahmeti: Shqiptarët nuk do të votojnë për LSDM-në (Video)

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti nuk i frikësohet se LSDM-ja mund t’i marrë votat e shqiptarëve sepse sipas tij, kjo parti nuk ka prezantuar platformë në interes të shqiptarëve. Ahmeti tha se listat e kandidatëve për deputetë do t’i dorëzojë në KSHZ në afatin e paraparë, gjegjësisht më 11 nëntor por nuk tregoi nëse ata do të bëhen publike paraprakisht dhe as nëse në këto lista do të ketë emra të ri.

“Jo nuk jam duke i frikësuar por Zaev duhet të dalë me platformë për shqiptarët dhe jo të kërkojë votat e shqiptarëve por t’ju ofrojë platformë, ofertë. Çfarë u siguron ai shqiptarëve, çfarë u garanton shqiptarëve? Unë jam duke i zhvilluar bisedimet me zonat, me përfaqësues të rretheve dhe me koordinator të BDI-së për të hartuar listat që ato të jenë të gatshme më 11 nëntor”, deklaroi për Alsat-M, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti nuk dha siguri se nuk do të koalicionojë me politikanë që janë të përfshirë në hetim nga Prokuroria Speciale por tha që kjo mbetet të diskutohet pas përfundimit të procesit zgjedhor.
“Kjo është temë që mund të diskutohet pasi të përfundojë procesi zgjedhor”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ahmeti shtoi se është i kënaqur nga puna e deputetëve të deritanishëm të BDI-së, që sipas tij kanë pasur një mandat të ndërlikuar./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori