LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Shqiptarët me bashkëqytetarët tjerë duhet të çojnë vendin drejt BE-së

Ahmeti: Shqiptarët me bashkëqytetarët tjerë duhet të çojnë vendin drejt BE-së

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimet me qytetarët e Komunës së Vrapçishtit.

Krahas kryetarit Ahmeti, të pranishmëve me fjalë rasti u janë drejtuar edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.


Ahmeti në fjalimin e tij sërish bëri thirrje që të ketë veting për të gjithë politikanët, si dhe theksoi se “të gjithë qytetarët duhet ta çojnë vendin drejt BE-së”.

“Dua të ndalem në dy çështje për të bashkëbiseduar, pse angazhohemi ne dhe për çka kundër angazhohemi ne? Angazhohemi për paqe, stabilitet, siguri, veting, mirëqenie. Në veting të përfshihen të gjithe politikanet pavarësisht a është parti e madhe ose e vogël, të shohim këto politikanë si janë dhe si kanë qenë, të gjithë pa përjashtim! Dëgjojmë akuza e shpifje për vjedhje, por unë nuk merrem me arsyetime boshe duke thënë nuk jam, nuk jam, vetingu do ti vërtetoj të gjitha. Angazhohemi per unifikim të politikave në vend, sepse tashmë është momenti vendimtar për bashkim dhe gjuhë të përbashkët, tani është momenti për frontin Pro BE. Shqiptarët bashkë me bashkëqytetarët tane duhet të bashkohemi, ndaj mos të kapemi me tema që kanë të bëjnë më 20 vitet e kaluara por të shohim nga e ardhmja. BDI ka dalë nga procese të rëdësishme ndaj duhet investuar në rini dhe të sakrifikojmë për më të mirën e tyre, une 40 vjeçar isha kur fillova luftë, ndaj sot edhe shumë breza janë rritur me BDI”.

“Angazhohemi kundër burokracicë, pro transparencës dhe llogaridhënies sepse janë të holla të mbledhura nga taksapaguesit. Skriningu duhet të përfundoj në nentor, ndaj duhet të kalojmë hap pas hapi këtë process. Kemi shumë punë ende për të bërë, sepse vëtëm kështu i afrohemi Europës, kështu arrihet një standard më i mirë dhe ndalohet migrimi dhe njerëzit rrinë dhe kthehen në vendin e tyre. Hajde të bashkohemi gjithë shqiptarët, ta bëjme frontin pro BE, të thërrasim dhe bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe ta çojmë këtë vend drejt BE-së, Me NATO sa të mira përfituam, kemi siguri në shtet dhe jemi të barabartë me të gjitha vendet anëtare. Ne luftojmë kundër krimit, korrupsionit, kundër përçarjeve, ndasive, sepse kemi punu dhe do punojmë për bashkim dhe afrim rreth një platforme të përbashkët, për gjeneratat e reja, sepse mbi supet e tyre ngriten gjenerata të tjera. Jam krenar me kuadrot tona, sepse më bëjën faqebardhe ngado që na përfaqësojnë, prandaj duhet investuar në kuadro kualitative”, deklaroi Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori