LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti pas rritjes së rasteve me COVID-19: Nuk ka nevojë për mbyllje e restriksione shtesë, duhet të identifikohen vatrat

Ahmeti pas rritjes së rasteve me COVID-19: Nuk ka nevojë për mbyllje e restriksione shtesë, duhet të identifikohen vatrat
Foto: Arkiv

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Ahmeti ka thënë se shtetet fqinje po ballafaqohen me numra alarmant të virusit, transmeton Telegrafi.


“Vetëm dje Maqedonia ka pasur mbi 600 raste të reja dhe 22 viktima. Shumë shtete Evropiane po ballafaqohen me mbyllje të reja për shkak të numrave alarmant. Kosova duhet të jetë në dilemë në mungesë të hulumtimeve. Para një muaji kemi pas një krizë të madhe dhe numra të lartë në krahasim me fqinjët”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka shkruar se “zakonisht kemi qenë 2-3 javë me vonesë në krahasim me shtetet tjera”.

“Kësaj radhe disa po shpresojnë se krizën që tani tjerët po e kalojnë e kemi kaluar para një muaji. Duke marr parasysh rrezikun dhe lidhshmërinë me shtetet fqinje, duhet të anojmë në anën e kujdesit. Posaçërisht pas rritjes së numrave tek ne në mbi 130 në ditë”, pohon ai.

Ahmeti ka thënë se ekziston rreziku që virusi të bartet tani nga shtetet fqinje.

“Disa mund të jenë pasojë e hapjes së shkollave, por tani ekziston edhe rreziku i bartjes së virusit edhe më shumë nga shtetet fqinje. Udhëtimi pa viza mund të jetë edhe një prej arsyeve pse shtetet fqinje kanë më shumë infeksione tani”.

Kreu i Prishtinës apelon për kujdes, teksa thotë se nuk ka nevojë për mbylle e restriksione shtesë nga Qeveria.

“Keni kujdes këto ditë! tashmë i dini masat e mbrojtjes. Shkollat po mbyllen në momentin kur më shumë se 5 përqind e stafit janë të infektuar me virus. Kjo po mban numrat në nivel të menaxhueshëm. Nuk kemi nevojë për mbyllje e restriksione shtesë nga qeveria. Kemi nevojë që vatrat të identifikohen dhe të trajtohen”, thekson ai.

Ahmeti ka shtuar më tej se “Prishtina ka disproporcionalisht më shumë testime prandaj edhe komunat tjera nuk bën të relaksohen sepse si përqindje e testimeve, jemi të gjithë në një nivel”.

Ndryshe, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 184 raste të reja me COVID-19, ndërsa 72 vetëm në Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori