Ahmeti: Kriza është pazar për Specialen

Ahmeti, përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook, gjithashtu ka thënë se është e turpshme të pritet që zgjidhje për problemin kosovar ta ‘propozoj’ Sekretari i Amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili do të vizitoj Kosovën ditën e mërkure.
Ja postimi i plotë i Ahmetit:
Ka shumë deputetë brenda shumicës që kanë integritet e që do të duhej që deri tash të distancohen nga përdorimi i policisë për një çështje krejtësisht politike dhe do të duhej të kërkonin dialog mbi planin e propozuar nga deputetet Deda dhe Osmani.
Ka deputete edhe brenda opozitës që e duan të njëjtën dhe deri tash do të duhej të dilnin publikisht. #Struca
Shpresa që sekretari Kerry do ta zgjidh konfliktin e brendshëm është e turpshme. Ai nuk vjen e as që do të angazhohej për një çështje kaq të parëndësishme.
Sado që e kanë me rëndësi, duhet ta kuptojnë të frikësuarit në institucione e edhe në opozitë se nuk do t`u realizohet ky qëllimi që “dikush” t`u ofrojë shpëtimin nga Specialja në këmbim të konstuktivitetit.
Sado e padrejtë të jetë ajo Gjykatë, mungesa e përgjegjësisë individuale dhe mbajtja peng e një populli me qëllim që të shpëtohet personi nuk tolerohet. #Tuca
Në fakt, ju politikën nuk e shihni si art të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, por si art i evitimit të burgut për çfarëdo krimi qoftë, i cilësdo natyrë.
Kjo krizë nuk është për parime, as për marrëveshje e as për Republikë. Është pazar për shpëtim nga Specialja.




















































