LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Dialogun e vetëm që po e realizon BDI është me komunitetin ndërkombëtar dhe partitë shqiptare

Ahmeti: Dialogun e vetëm që po e realizon BDI është me komunitetin ndërkombëtar dhe partitë shqiptare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mats Stafanson, kështu njoftojnë nga BDI në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni.

Lideri i BDI-së Ahmeti dhe Ambasadori Stafanson bashkëbiseduan rreth zhvillimeve paszgjedhore në Maqedoni dhe prioritetet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të vendit.

Kryetari i BDI-së Ahmeti shtjelloi qëndrimet programore të BDI duke thënë se barazia në vend e bën shoqërinë më të qēndrueshme, ndërsa përgjegjësinë për zgjidhjen e çështjes së emrit, integrimin, reformat, marrëdhëniet e mira ndëretnike duhet të marrin përsipër të gjithë.


Ahmeti nënvizoi se BDI është e fokusuar në bashkëpunimin me partitë parlamentare shqiptare rreth platformës së përbashkët kombëtare, ndërsa për momentin nuk zhvillon bisedime për koalicion qeverisës as me OBRM-n e as me LSDM-në, por dialogun e vetëm që po realizon BDI është me komunitetin ndërkombëtar dhe partitë shqiptare.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Stafanson diskutuan edhe për zhvillimet gjepolitike rajonale dhe globale si dhe ndikimin e tyre mbi Maqedoninë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori