Ahmet Tmava, drejtor i Trepçës

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se ata e kanë shtyrë sërish emërimin e drejtorit menaxhues të AKP-së, derisa të kompletohet Bordi edhe me anëtarët që mungojnë.
Bordi miratoi një numër të ofertave të pranuara për shitjet përmes Likuidimit nr. 23, ndërkaq aprovoi Valën 60 të Privatizimit, ku janë përfshirë një numër i madh i ndërmarrjeve të reja, kryesisht toka bujqësore.
Kjo thuhet se është vala e fundit të privatizimit me ndërmarrje të reja.
Gjithashtu, është miratuar lista e punëtorëve sa i përket 20 përqindëshit për Ndërmarrjen Shoqërore “Emin Duraku”, me gjithsej 729 punëtorë përfitues. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































