LAJMI I FUNDIT:

Ahengje në kohë pandemie, Policia i arreston për të shtëna me armë

Ahengje në kohë pandemie, Policia i arreston për të shtëna me armë
Foto: Ilustrim

Ahengjet nuk po ndalen as në kohë pandemie. Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur për disa arrestime për shkak të shtënave me armë në ahengje.

Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se Bresje të Fushë Kosovës, të dielën Njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën i dyshuari kishte shtënë në një aheng familjar.


Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë gëzhoja të fishekëve.

I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër ka ndodhur në Leban të Prishtinës, të dielën në ora 17:30.

“Raportohet se në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë sekuestruar 5 gëzhoja, 3 fishekë dhe një armë gjysmë automatike”, thuhet në raport.

Policia po ashtu ka shoqëruar të dyshuarin mashkull kosovar në stacionin policor, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohet në procedurë të rregullt.

Edhe në rast tjetër ka ndodhur në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë, të dielën në ora 14:30.

“Pas pranimit të informatës për të shtëna armësh, njësitë policore nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën i dyshuari kishte shtënë në një aheng familjar”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe katër gëzhoja të fishekëve.

I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori