Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka publikuar një tjetër projekt të ndjerë muzikor.

Artistja shqiptare solli këngën e re “Ah kjo jeta ime”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Me një interpretim të mahnitshëm e paraqitje të tillë në klip, ajo mori vëmendje me vargjet e dedikuara.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti dhe muzika u realizua nga Pirro Çako me miksim dhe masterizim nga Darko Dimitrov.

Xhensila ka reflektuar për ndarjen dhe për jetën e re që tashmë ka nisur - pa partnerin e saj prej shumë vitesh Bes Kallakun.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ah kjo jeta ime, si erdhi kështu, nuk e kam ndërmend asaj me iu dorëzu”, Gjithë ditët e mia ti si ke meritu”, “Jeta ime dhe një herë ka me fillu”, - janë vetëm disa nga vargjet në këtë projekt.

Kjo këngë mori reagime të shumta pozitive, duke e cilësuar Myrtezajn një femër të fortë që nuk dorëzohet asnjëherë, pavarësisht situatave. /Telegrafi/