Këngëtarja do të luajë rolin kryesor në ‘Burlesque’, një muzikal rreth një vajze nga një qytet i vogël, e cila fiton një punë për të vallëzuar në një klub striptizi, derisa kërkon famë dhe pasuri në Los Angeles.

Projekti do të realizohet nën regjinë e Steve Antin, vëllait të koreografit Robin Antin, i cili formoi bendin e vajzave The Pussycat Dolls. “Burlesque” do të fillojë të xhirohet më vonë gjatë këtij viti.