LAJMI I FUNDIT:

AGK: Viti 2023 shënon vitin me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve e mediave

AGK: Viti 2023 shënon vitin me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve e mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) thotë se viti 2023, shënon vitin me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve e medieve, që janë raportuar në AGK.

AGK thotë se gazetarët dhe kameramanët, si asnjëherë më parë rrezikuan sigurinë e tyre fizike duke raportuar në kushte të jashtëzakonshme, në muajin maj dhe qershor nga veriu i Republikës së Kosovës.

“Andaj, ju jemi mirënjohës që misionin për informimin e qytetarëve, e bëtë në kushte tejet të rënduara, pa mjetet e nevojshme të punës, dhe e pa u frikësuar. Falënderim e mirënjohje edhe për të gjithë kolegët tjerë që kanë raportuar nga terrenet e tjera të ndryshme, e janë kërcënuar nga qytetarë, zyrtarë, pjesëtarë të sigurimit dhe persona publik”, thuhet në njoftimin e AGK-së.


Gjithashtu, AGK ka falënderuar edhe juristen së Drejtës së Medias, Flutura Kusari, ku me ndërmjetësimin e së cilës u mundësua të sigurohet një donacion nga Free Press Unlimited dhe Reporters sans frontières / Reporters Without Borders / RSF, me mjete mbrojtëse për gazetarët dhe kameramanët që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri të lartë.

“Falënderim i veçantë u drejtohet të gjithë kolegëve që punojnë në kohë festash për të informuar publikun. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës falënderon kolegët për besimin e dhënë në raportimin e rasteve përgjatë vitit 2023, dhe i inkurajon që të mos hezitojnë t’i raportojnë këto raste në të ardhmen”.

AGK-ja, njëherësh falënderon të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe vendore, ambasadat, European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe Safe Journalists për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë përgjatë këtij viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori