AGK: Sjellja e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve është e papranueshme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së anëtarit të Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, i cili sipas AGK-së ka cenuar fizikisht gazetarët gjatë raportimit.
Në njoftimin e saj, AGK thotë se është e tronditur nga ky incident.
“AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi”, thuhet në reagim.
Organizata e gazetarëve e cilëson këtë sjellje të papranueshme dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë.
“Kjo sjellje është e papranueshme dhe AGK i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve”, thuhet më tej.
AGK rikujton se kjo nuk është hera e parë që Kurteshi përplaset me gazetarë. “Zoti Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe Vetëvendosje duhet ta ndalojë këtë praktikë”, përfundon reagimi. /Telegrafi/



















































