LAJMI I FUNDIT:

AGK: Mediat të përfshihen në Pakon Emergjente të Qeverisë

AGK: Mediat të përfshihen në Pakon Emergjente të Qeverisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e sheh me shqetësim të madh mospërfshirjen e punonjësve medial në Pakon Emergjente Fiskale, të miratuar nga Qeveria në detyrë.

AGK thekson se përballë një pandemie globale, punonjësit medial duhet të mbështeten nga shteti, pasi gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, janë pothuajse në vijën e parë të frontit në këtë betejë.


“Prandaj, AGK kërkon nga Qeveria në detyrë të marrë masa urgjente për të lehtësuar punën e kolegëve tanë në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë dhe mendojmë se këto masa mund të shkojnë në dy drejtime. Të alokohen fonde për çdo gazetar, kameraman, fotoreporter dhe punonjës tjetër medial në vlerë të pagës minimale, dhe mediet apo kompanitë mediatike të lirohen nga pagesa e kontributeve në dy muajt e ardhshëm. Kërkojmë që parakushti kryesor për përdorimin e përfitimeve të jetë moslargimi i gazetarëve dhe punonjësve tjerë medial nga puna, përderisa zgjasin këto masa”, thuhet në reagim.

AGK thekson se në vendet e rajonit, Maqedonia ka aprovuar pagën minimale nga shteti (afro 250 euro) përveç pagës tjetër për gazetarët dhe punonjësit medial, ndërkaq të gjitha mediet janë liruar nga pagesa e taksave për mediet për muajin prill dhe maj.

Në anën tjetër, Mali i Zi do të sigurojë ndihmë financiare në vlerë prej afro 265 mijë euro për median malazeze.

AGK thotë se që nga 28 marsi, ka provuar të kontaktoj me zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për të pyetur se si është paraparë çështja e gazetarëve dhe punonjësve medial në Kosovë, por ende nuk kemi pranuar asnjë përgjigje.

“AGK është në dispozicion gjatë kësaj periudhe me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për të lehtësuar punën e kolegëve tanë. Po ashtu AGK apelon tek pronarët e medieve që të tregojnë korrektësi në trajtimin e kolegëve tanë, ndërkaq u bënë thirrje gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve që ta lajmërojnë në AGK çdo padrejtësi që mund të iu bëhet atyre. Nëse fillojnë të mbyllen dritaret informative, pasojat do t’i vuajnë qytetarët. Mungesa e transparencës, mungesa e informacionit apo informacioni i njëanshëm është shumë i dëmshëm në kohë krize”, thuhet në njoftim.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Itinerari i Alma Arrazit, rindërtohet rruga që përshkoi 39-vjeçarja, kunata e saj sërish në pyetje

Itinerari i Alma Arrazit, rindërtohet rruga që përshkoi 39-vjeçarja, kunata e saj sërish në pyetje

Lajme
Sveçla tregon sa patentë shoferë ilegalë u konvertuan RKS në ditën e parë të afatit tremuajsh

Sveçla tregon sa patentë shoferë ilegalë u konvertuan RKS në ditën e parë të afatit tremuajsh

Lajme
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Lajme
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Elfije Boletini
Deri në 3 orë pritje për aplikim për pasaporta e letërnjoftime

Deri në 3 orë pritje për aplikim për pasaporta e letërnjoftime

Lajme
Kalo në kategori