LAJMI I FUNDIT:

AGK-ja dënon gjuhën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Financave të Telekomit, Feim Kelmendi ndaj gazetarëve  

AGK-ja dënon gjuhën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Financave të Telekomit, Feim Kelmendi ndaj gazetarëve  

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është njoftuar nga autorët dhe gazetarët e emisionit “Kiks Kosova” në Klan Kosova, për gjuhën denigruese dhe kërcënuese që drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka përdorur ndaj ekipi të këtij televizioni. 

Siç thuhet në njoftimin e AGK-së në një seri emailesh, Kelmendi i është referuar Klan Kosovës si “televizion i klanit kriminal Devolli”, dhe gazetarëve si “shërbëtorë të klanit kriminal”.

AGK-ja vlerëson se gjuha e tillë është e papranueshme dhe shumë e rrezikshme.


“Telekomi i Kosovës, si ndërmarrje publike e ka për obligim t’u përgjigjet gazetarëve dhe medieve për financat, kontratat dhe të tjera pyetje të interesit publik.

AGK-ja i bën thirrje Bordit dhe Drejtoreshës së këtij institucioni që të distancohen nga gjuha ofenduese dhe kërcënuese e zotit Kelmendi, dhe të kujdesen që ai dhe zyrtarë të tjerë të kryejnë punën e tyre duke ofruar informatat e nevojshme për mediet”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori