Agjenti Pastorello: Lukaku është sulmuesi më i mirë në botë

Agjenti i Romelu Lukakut, Federico Pastorello beson se belgu është 'sulmuesi më i mirë në botë' dhe shpjegon sekretin pas paraqitje të tij në Inter.
Lukaku po shkëlqen me Interin dhe pas kësja kanë ardhur fjalët më të mira nga agjenti i tij, Pastorello.
“Lëvizja e tij në Itali ishte vendimi i duhur, zgjidhja më e mirë”, ka thënë fillimisht Pastorello për Sky Sports UK.
“Inter është një familje e madhe dhe tifozët janë krejtësisht të çmendur për të. Romelu është një lojtar modern dhe një person i ndjeshëm”.
“Ai ka nevojë për ndjenjën e dashurisë, kur ndien afeksionin e të gjithëve, ai bëhet vërtet më i miri që tregu mund të ofrojë dhe natyrisht Interi dëshiron ta mbajë atë”.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































