LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Kvaratskhelias flet për interesimin e Real Madridit

Agjenti i Kvaratskhelias flet për interesimin e Real Madridit

Mamuka Jugheli, agjenti i yllit të Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, konfirmoi se ka shumë interesim për klientin e tij mes raportimeve se Real Madridi i do shërbimet e gjeorgjianit.

Anësori 21-vjeçar shpërtheu këtë sezon, duke qenë një nga lojtarët kyç në luftën e skuadrës për Scudetto.

Kvaratskhelia ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 14 asistime në 23 paraqitje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen nga e gjithë Evropa.


Kvaratskhelia realizoi gol në minutën e 22-të në ditëlindjen e tij të 22-të në javën 22-të të Serie A
Lexo po ashtu Kvaratskhelia realizoi gol në minutën e 22-të në ditëlindjen e tij të 22-të në javën 22-të të Serie A

Duke folur për CN24, Jugheli u pyet fillimisht për interesimin e Real Madridit për klientin e tij.

“Jam vetëm unë, ai që përfaqëson Kvaran. Ai kontakton vetëm me mua dhe babain e tij. Nuk ka palë të treta që e përfaqësojnë atë siç është shkruar në Spanjë”, deklaroi fillimisht agjenti.

“Mund të konfirmoj se ka shumë interesim nga klubet e tjera. Megjithatë, Kvara mendon vetëm për të fituar Scudetton dhe ndeshjet e Napolit në Ligën e Kampionëve”.

Napoli me emër të ri për Kvaratskhelia në ditëlindjen e tij
Lexo po ashtu Napoli me emër të ri për Kvaratskhelia në ditëlindjen e tij

Ai konfirmoi se anësori 21-vjeçar gjeorgjian nuk ka asnjë interesim të bashkohet me një ekip tjetër në Itali.

Kontrata aktuale e Kvaratskhelia me Napolin skadon në qershor 2027 dhe bilanci pozitiv financiar i klubit do të thotë se ata nuk do të detyrohen të shesin asnjë yll gjatë verës.

Por, në fund të fundit – është dëshira e lojtarit se a dëshiron të luajë për Napolin apo t’i bashkohet Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Kalo në kategori