Agjenti i yllit të Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, pranon se rregullisht kontaktohet prej Real Madridit dhe Barcelonës.

City aktualisht po këmbëngul për vazhdimin e kontratës me reprezentuesin belg, ku trajneri Pep Guardiola ka besim se do të arrihet një marrëveshje.


2BEE804D00000578 3220760 Patrick De Koster left has praised Manchester City for how they  m 27 1441271265654

Në ndërkohë, Patrick de Koster ka konfirmuar se është në kontakt të rregullt me Realin dhe Barçën.

"Sa i përket Barçës dhe Real Madridit, ka ende kontakte joformale me përfaqësuesit e këtyre klubeve," tha De Koster për La Deurniere Huere.

"Por Kevin ka vetëm një dëshirë: të qëndrojë në Manchester City. Ai është jashtëzakonisht i lumtur në të gjitha nivelet", shtoi De Koster.

Kujtojmë se 26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me klubin anglez deri në vitin 2023 ndërsa vlera aktuale në treg e lojtarit kap shifrat 110 milionë euro.

Ndryshe. futbollisti deri më tani ka pasur 87 paraqitje për Citizens ndërsa ka shënuar njëzet gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

telegrafi sport app