LAJMI I FUNDIT:

Agjentët rusë festuan diplomimin duke shëtitur me Mercedesa nëpër Moskë, por ky veprim nervozoi Putinin (Video)

Agjentët rusë festuan diplomimin duke shëtitur me Mercedesa nëpër Moskë, por ky veprim nervozoi Putinin (Video)

Të sapodiplomuarit e akademisë së Shërbimit Sekret rus FSB në Moskë, kanë festuar në mënyrë të pakontrolluar duke vozitur nëpër rrugët e Moskës veturat e shtrenjta të markës “Mercedes Gelendvagen”.

Në një videon e postuar në internet, përdoruesit e YouTube kanë arritur të numërojnë deri në 30 vetura luksoze të markës “Mercedes-Benz Gelendvagen”, duke lëvizur nëpër rrugët e kryeqytetit rus, transmeton Telegrafi.

Ky lajm është pritur me kritika të shumta në Rusi. Pyetja më e shpeshtë ishte, se si kishin arritur këta 22-vjeçar të sapo diplomuar të sigurojnë këto vetura luksoze, kur ata janë të thirrur të luftojnë korrupsionin?


Mercedes

“Për katër vite i mësojmë për komplotet, etikën e korporatave dhe ruajtjen e sekretit. Këta djem që voziten me Mercedesa nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Ata ishin shumë arrogant dhe pompoz, dhe karrierën nuk e kanë filluar si duhet”, ka thënë gjenerali i pensionuar i FSB, Alexander Mihailov.

Ai shtoi duke thënë, se shpreson që zyrtarët e lartë të FSB-së do të dënojnë këta të sapodiplomuar për gjestin e bërë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=qbW2iuRRozM

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori