Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër në Shqipëri do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në cilësinë e kryeministrit.

Gjatë kësaj vizite, Kurti do të takohet me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, shefin e opozitës Lulzim Basha, dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj.


Kurtit gjatë kësaj vizite do ti dhurohet edhe “Çelësi i Tiranës”, nga Erion Velijaj.

Më poshtë agjenda e plotë e takimeve të Kurtit në Shqipëri:- Kryeministri Albin Kurti takim me kryeministrin, Edi Rama. VENDI: Pallati i Brigadave KOHA: 09:00 10:10- Konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama. - Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. VENDI: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë KOHA: 10:45 - Kryeministri Albin Kurti takim me presidenti, Ilir Meta. VENDI: Presidenca e Republikës së Shqipërisë KOHA: 11:20 - Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ceremonia e dhënies së “Çelësit të Tiranës” për Kryeministrin Kurti. VENDI: Bashkia e Tiranës KOHA: 11:55 - Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. VENDI: Selia e PD-së KOHA: 12:20. /Telegrafi/