LAJMI I FUNDIT:

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: SHBA-ja do të bëhet eksportuesja më e madhe e naftës

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: SHBA-ja do të bëhet eksportuesja më e madhe e naftës

Shtetet e Bashkuara “qartazi” do ta kalojnë Arabinë Saudite dhe Rusinë dhe do të shndërrohen në eksportuesen më të madhe të naftës në vitet e ardhshme, për shkak të rritjes së “paprecedentë” të prodhimit të energjisë, tha shefi i  (IEA),Fatih Birol.

“Ata do jenë shumë afër në vitet e ardhshme, por është çështje kohe kur SHBA-ja qartazi do të jetë eksportuesja më e madhe e naftës në botë”, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, gjatë një konference në Uashington.

Komentet e Birol vijnë një ditë pasi Agjencia publikoi të dhënat preliminare, që tregonin shifrat e eksporteve të naftës bruto të SHBA-së gjatë muajit qershor, e që sipas këtyre të dhënave, Uashingtoni ka kaluar dy konkurrentët e saj më të mëdhenj.


Gjatë vitit 2024, SHBA-ja do të përjetojë “rritjen më të madhe të prodhimit në historinë e naftës deri më tani”, tha Birol, që sipas tij, kjo gjë do të mundësojë eksporte më të mëdha.

“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon që gjatë këtij viti, SHBA-ja dp të rrisë prodhimin e naftës në 1,25 milionë fuçi në ditë dhe një milion më shumë gjatë vitit të ardhshëm. Ndërkaq, nafta e papërpunuar amerikane dhe prodhimi i gazit të lëngshëm do të arrijë në 20 milionë fuçi në ditë në vitin 2024”, tha Birol.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike

Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht

Ekonomi
Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat

Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat

Ekonomi
Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Ekonomi
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda

Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda

Ekonomi
Kalo në kategori