LAJMI I FUNDIT:

​Agjencia e Pyjeve të Kosovës apelon për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

​Agjencia e Pyjeve të Kosovës apelon për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret
Foto: Arkiv

Agjencia e Pyjeve të Kosovës sot u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i mbrojnë pyjet nga zjarret, pasi në situatën e krijuar me koronavirus, është shfaqur numër i madh i tyre, nga të cilat janë duke u dëmtuar pyjet dhe sipërfaqe të pyllëzuara viteve të fundit.

APK apelon po ashtu te të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, njësitë komunale të APK-së, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës për koordinim të veprimeve dhe të resurseve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve dhe për mobilizim në shuarjen e tyre.


APK kërkon mobilizim dhe kujdes të shtuar të rojeve të pyjeve që të përcjellin situatën dhe të identifikojnë keqbërësit, si dhe të japin informata me kohë tek organet e rendit për personat që po shkaktojnë zjarret, ndaj të cilëve kërkon të ndërmerren masa konform ligjeve në fuqi.

“Ju lutemi, kujdes dhe mos ndizni zjarre. T’i ruajmë pyjet, pasi ato janë resurse të çmuara kombëtare dhe nga të cilat varet jeta jonë”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori