LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e OKB-së për refugjatët kërkon detaje nga marrëveshja Itali-Shqipëri: Duhet të përmbushen disa standarde

Agjencia e OKB-së për refugjatët kërkon detaje nga marrëveshja Itali-Shqipëri: Duhet të përmbushen disa standarde

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), ka reaguar në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Itali, të nënshkruar një ditë më parë, ku thotë se nuk është e informuar për këtë marrëveshje dhe po kërkon informacione nga autoritetet përkatëse.

UNHCR thotë se nuk është e përfshirë në marrëveshje, e as nuk është konsultuar me palët. Agjencia e OKB thotë se marrëveshje të tilla për refugjatët duhet të plotësojnë disa standarde, të cilat i rendit në reagimin e mëposhtëm.


“UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, nuk është palë apo e përfshirë në marrëveshjen Itali-Shqipëri, e cila u njoftua të hënën. UNHCR-ja nuk ishte informuar apo konsultuar për përmbajtjen e marrëveshjes apo detajet e saj. Aktualisht po kërkojmë informacione të mëtejshme nga autoritetet përkatëse”.

“Qëndrimi i UNHCR-së është se kthimet ose transferimet në vende të treta të sigurta mund të konsiderohen të përshtatshme vetëm nëse përmbushen disa standarde – në veçanti, që ato vende të respektojnë plotësisht të drejtat që rrjedhin nga Konventa e Refugjatëve dhe detyrimet e të drejtave të njeriut, dhe nëse marrëveshja ndihmon në ndarjen e përgjegjësisë për refugjatët në mënyrë të barabartë midis kombeve, në vend që ta zhvendosin atë”.

Ekspertët: Marrëveshja e Italisë për strehimin e azilkërkuesve në Shqipëri tendencë shqetësuese
Lexo po ashtu Ekspertët: Marrëveshja e Italisë për strehimin e azilkërkuesve në Shqipëri tendencë shqetësuese

“Sipas ligjit ndërkombëtar për refugjatët, përgjegjësia kryesore për vlerësimin e kërkesave për azil dhe dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare i takon shtetit në të cilin një azilkërkues arrin, qoftë në kufijtë tokësorë apo në det, dhe e kërkon atë mbrojtje. Ky detyrim mbetet i pandryshuar nga transferimi i azilkërkuesve apo përpunimi jashtëterritorial. Ndërsa marrëveshjet e transferimit ligjor për bashkëpunimin për azilin mund të bëhen ndërmjet shteteve, masa të tilla duhet të sigurojnë dhe përmirësojnë mbrojtjen e refugjatëve”.

“UNHCR vazhdimisht ka bërë thirrje për veprime për të trajtuar situatën e dëshpëruar në Mesdhe dhe për të garantuar solidaritet, veçanërisht me shtetet më të prekura. UNHCR njeh sfidat e paraqitura nga rritja e lëvizjeve të përziera dhe është e gatshme të punojë me shtetet për masa të ligjshme për t’iu përgjigjur në mënyrë më efektive ardhjeve, bazuar në ndarjen e përgjegjësive dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, me masa mbrojtëse dhe garanci adekuate. për të garantuar respektimin e të drejtave”.

“UNHCR po kërkon të diskutojë më tej detajet me qeverinë italiane dhe atë shqiptare për të kuptuar më mirë implikimet për refugjatët dhe njerëzit e tjerë që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”, thuhet në reagim./TCH

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori