Agim Zeka ka arritur të gjejë golin e parë në Holandë me ekipin e Fortuna Sittard në Kupën e Holandës.

Ai ka shënuar ndaj Den Haag në fitoren me rezultatin 3-0.


Goli i Zekës ishte i fundit i takimit dhe që vulosi ndeshjen në minutën e 75, pikërisht nga këmbët e talentit shqiptar.

https://www.dailymotion.com/video/x7nd1nw

Zeka aktualisht pjesë e Shqipërisë U-21, nuk e ka fituar besimin e plotë të trajnerit.

Lojtari nuk luan rregullisht, por sa herë futet në fushë e jep më të mirë. /Telegrafi/

telegrafi sport app