LAJMI I FUNDIT:

Agim Çeku tregon prapaskenat e 24 marsit 1999

Agim Çeku tregon prapaskenat e 24 marsit 1999

Ish-shefi i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku në emisionin Info–Box të RTV Dukagjini, ka folur për prapaskenat e 24 marsit të vitit 1999 – dita e intervenimit ushtarak të NATO-s mbi caqet serbe.

Ai ka theksuar se veprimet e UÇK-së, prej sakrificës së familjes Jashari e deri të familja Haradinaj ndikuan që shtohet motivi i luftës për liri.


“Në atë datë në ishim në Kosovë dhe ishte një atmosferë e pritjes, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujes. Ne e kemi parë vendosmërinë e NATO- s për të intervenuar mbi caqet serbe. Nuk ishte diçka e papritur. Të gjithë ishim në pritje të kësaj ngjarje, dhe entuziazmi ishte jashtëzakonisht i madh. Askush nuk besonte se do të zgjasin aq gjatë bombardimet”, ka thënë Çeku.

Ai ka theksuar se sulmet e NATO-s mbi caqet serbe kanë qenë të shënjestruara mirë në të shumtën e rasteve, duke shtuar se faza e fundit, para ndërhyrjes tokësore të forcave të NATO-s, ka qenë goditja e caqeve lëvizëse në terren, transmeton Telegrafi.

“Kanë ndodhur bombardime edhe në shtabin e përgjithshëm. Kemi qenë cak i dy goditjeve të NATO-s. Kjo është faza më e vështirë edhe për UÇK. Nga këto bombardime, forcat e NATO-s kanë nxjerrë mësime të jashtëzakonshme. Sulmet kanë qenë në disa faza. Qëllimi ka qenë që Milloshevqi të dorëzohet. Derisa faza e pestë ka qenë fazë e bombardimit të caqeve lëvizëse, faza e katërt ka qenë bombardimi i caqeve fikse, ku në këtë rast forcat serbe të papenguara kanë kryer në terren operacionin ‘Patkoi’, shpërngulja e gati një milion shqiptarëve prej Kosovës”, ka theksuar Çeku.

Sipas ish–shefit të përgjithshëm të UÇK-së, në fazën e fundit të bombardimeve nga NATO-ja – goditja e caqeve lëvizëse – kanë filluar dezertimet e forcave serbe.

“Ka filluar largimi i forcave serbe me automjete civile, me traktor, vetëm që të mos jenë cak i NATO-s. Ky është momenti kyç që Millosheviqi e ka ndier rrezikun se po e humb luftën nga UÇK-ja, dhe që UÇK-ja mund të hyjë frontalisht në tërë territorin e Kosovës. Momenti tjetër ku Millosheviqi e ka parë se çështja është shumë serioze, është takimi i presidentit Klinton më forcat e NATO-s, të cilët i ka urdhëruar që të hartojnë nja plan për invadim tokësor”, ka shtuar Çeku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori