LAJMI I FUNDIT:

Aggeler-Kocevski: Mbështetja financiare e SHBA-ve për të gjithë sistemin e sundimit të ligjit është rreth gjysmë miliardë dollarë

Aggeler-Kocevski: Mbështetja financiare e SHBA-ve për të gjithë sistemin e sundimit të ligjit është rreth gjysmë miliardë dollarë

Prokurori i Përgjithshëm Ljupço Kocevski sot ka takuar ambasadoren e SHBA-së në vend, Angela Aggeler, me të cilën ndër të tjera ka biseduar për gjendjen në Prokurorinë Publike, por edhe për sfidat me të cilat përballet institucioni, kryesisht në aspektin material dhe stafin.

Kocevski falënderoi për mbështetjen që SHBA-ja i jep prokurorisë, veçanërisht për ngritjen dhe pajisjen e qendrave hetimore në Prokurorinë Themelore Publike Shkup dhe Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Aggeler theksoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë në të gjitha nivelet për të gjithë individët që punojnë me integritet dhe që janë të përkushtuar për të ofruar shërbimet më të mira për qytetarët, duke shtuar se që nga krijimi i partneritetit strategjik të Shteteve të Bashkuara me vendin tonë, Mbështetja financiare amerikane për të gjithë sistemin e sundimit të ligjit është rreth gjysmë miliardë dollarë.

Ambasadorja Aggeler zhvilloi një takim me të gjithë prokurorët në Prokurori dhe u njoh me aktivitetet aktuale lidhur me monitorimin e parregullsive të mundshme në lidhje me procesin e ardhshëm zgjedhor./Telegrafi/