LAJMI I FUNDIT:

Agani, Kuvendin e PD-se e quan tubim, thotë se kjo iniciativë do të pësojë fiasko

Agani, Kuvendin e PD-se e quan tubim, thotë se kjo iniciativë do të pësojë fiasko

Kryetari i deritanishëm i Partisë së Drejtësisë (PD), Ferid Agani, ka theksuar se përfundimet me të cilat ka dalë Kuvendi i kësaj partie, i mbajtur gjatë ditës së mërkurë janë jo ligjore dhe antistatutare.

Sipas tij, si është nisur ky Kuvend ashtu edhe do të përfundojë, duke shtuar se kjo iniciativë do të pësojë fiasko.


“Kjo iniciativë ka pasur për qëllim uzurpimin e vullnetit politik të anëtarësisë së PD-së, dhe kështu do të jetë një dështim i plotë”, tha ai për Telegrafin.

Grupi pakënaqur i PD-së mban Kuvend, shkarkojnë Aganin, zgjedhin Çerkezin kryetar
Lexo po ashtu Grupi pakënaqur i PD-së mban Kuvend, shkarkojnë Aganin, zgjedhin Çerkezin kryetar

Ai madje Kuvendin e sotëm të PD-së, e ka cilësuar si një tubim, të cilin sipas tij, do ta vlerësojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), dhe bordi i partive politike në KQZ.

“Nesër e kemi të ftuar mbledhjen e rregullt të kryesisë së partisë. Do t’i vlerësojmë gjërat. Do t’i ndërmarrim hapat e duhur që partia të konsolidohet në mënyrë të plotë. Është shumë e qartë që degët kryesore të partisë, në të gjitha qendrat rajonale janë në mbështetje të udhëheqjes legjitime të partisë”, ka shtuar Agani.

Ndryshe, një grup i pakënaqur brenda Partisë së Drejtësisë (PD) mbajtën një kuvend të jashtëzakonshëm në të cilin shkarkuan kryetarin Ferid Agani dhe zgjodhën si kryetar Sylejman Çerkezin.

Në kuvend thuhet se morën pjesë 112 delegatë dhe në mënyrë unanime votuan për shkarkimin e Aganit.

Arsyetim këta kanë dhënë shkeljet statutore të partisë, të cilat sipas tyre edhe e kanë dëmtuar rëndë këtë subjekt politik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori