Aftet janë ulcera të vogla, që dhembin, që paraqiten gati se në tërë mukozën e gojës. Meqenëse nuk është e njohur etiologjia (shkaktari) e aftëve, nuk ekziston edhe bar efikas për mjekimin dhe ndalimin e shfaqjes së tyre.
Prof. ass. dr. Agim B. Begzati, DDS, PhD
Klinika e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
Prishtinë
tel. 044 124 09
Çka janë aftet?
Fjala afta rrjedh prej fjalës së vjetër greke që do të thotë ‘ndizet’ ose ‘kallet’. Pas gingiviteve janë sëmundjet më të shpeshta të indeve të buta të gojës. Konsiderohet se çdo i dyti njeri i moshës njëzetvjeçare vuan prej lezioneve aftoze. Aftet prekin te gjitha moshat dhe të dy gjinitë.
Nga ky çrregullim vuajnë një numër i madh njerëzish anekënd botës, ndërsa llogaritet se 10-25% e popullatës vuan nga aftet. Sëmundja është më shpesh e pranishme te personat që i takojnë shtresës me status të lartë ekonomik, te gratë dhe te personat të cilët janë të ekspozuar ndaj stresit intensiv.
Kush është shkaktar i afteve?
Shkaktari i aftëve ende nuk dihet. Ekzistojnë një varg teorish, që supozojnë se shkaktar i aftëve është një lloj bakteri, pastaj disa tjera sugjerojnë se bëhet fjalë për një sëmundje të kushtëzuar gjenetikisht. Ajo që dihet me siguri është se ekzistojnë situata të cilat i shkojnë për shtat kësaj gjendjeje.
Përvoja të shumta klinike tregojnë se stresi emocional, çrregullimet gastrointestinale (rritja ose zvogëlimi i aciditetit të lukthit), mungesa e vitaminave (në veçanti atyre të grupit B), çrregullimet hormonale (mungesa e estrogjenit te femrat), sëmundjet kronike të cilat sjellin deri te dobësimi i imunitetit dhe alergjitë- mund të kenë ndikim të madh në shfaqjen e aftëve. Është vërtetuar se një rol të veçantë luajnë edhe: traumat e mukozës, infektimet bakteriale, virusale, etj.
Cili është roli i viruseve dhe higjienës orale në paraqitjen e afteve, sidomos te fëmijët?
Në hulumtime te fundit ekziston bindja se viruset janë “të akuzuarit kryesorë” nga shkaktarët infektivë të aftëve (sëmundja quhet stomatiti aftoz), ndërsa e shkaktojnë viruset të cilët barten nga “duart e palara”. Ka fëmijë, të cilët nuk kanë inflamacion viral të mukozës së gojës, por megjithatë kanë afte. Kjo zakonisht ndodh kur te fëmijët vjen deri te dobësimi i imunitetit. Duket se bëhet fjalë edhe për prirjen për të pasur afte (te disa fëmijë zakonisht shfaqen aftet kur kafshojnë gjuhën), mirëpo higjiena e keqe është miku më i mirë i aftëve. Pemët dhe perimet e palara (ose të lara keq), po ashtu mund të favorizojnë paraqitjen e aftëve.
Si manifestohen aftet?
Aftet në gojë duken në formë të ulcerave të rrumbullakëta ose ovale, qartë të kufizuara me një zonë të ngritur të skuqur.
Paraqitjes së çdo afte i paraprin skuqja dhe djegia e lehtë e asaj pjese të mukozës, në të cilën më pastaj paraqitet një flluskë e mbushur me lëng të kthjellët. Për shkak të mbështjellësit të hollë, flluska shpejt pëlcet, me ç’rast del lëngu, dhe në atë vend mbetet plagë. Kështu, mbaresat nervore mbesin të pambrojtura, prandaj këto ‘plagë’ janë shumë të ndjeshme në çdo ngacmim. Dhimbja është shumë më madhe nëse konsumohet ushqim i nxehtë dhe djegës (tharbtë ose hidhur).
Ku lokalizohen më së shpeshti?
Aftet mund të lokalizohen në të gjithë mukozën e gojës. Vendet më të shpeshta janë: maja dhe anët e gjuhës si dhe mukoza e faqeve dhe e buzëve, veçanërisht buza e poshtme. Pra sipas rregullit aftet zakonisht paraqiten në të ashtuquajturën mukozën jofunksionale (mukoza e brendshme fytyrës, hapësira nën gjuhë), ndërsa shumë rrallë në mukozën funksionale (gingiva, qiellzën e fortë). Jo rrallë mund të paraqiten edhe pjesët anësore të gjuhës dhe rrënjën e gjuhës.
Në cilat forma paraqiten aftet?
Aftet mund të jenë më madhësive dhe formave të ndryshme. Madhësia ë e tyre mund të jetë e vogël ‘si kokrra e shegës’, që janë më shpesh, por mund të arrijnë edhe madhësinë e ‘kokrrës së misrit’.
Ekzistojnë tri forma të afteve:
Më të shpeshta janë të ashtuquajturat aftet e vogla të cilat paraqiten te 80% e popullatës. Vetë emri tregon se këto janë afte të vogla, zgjasin nga 7 deri në 14 ditë. Te disa të sëmurë, paraqiten në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve të caktuar (ndërsa secilën herë paraqiten dëmtime të reja).
Forma tjetër, e cila është më e rrallë, paraqitet në 10% të rasteve dhe karakterizohet me lajmërimin e afteve të mëdha, më të mëdha se një centimetër. Shpesh shoqërohen me temperaturë të lartë. Për shkak të madhësisë së tyre dhe depërtimit të thellë në mukozë, shërimi zgjat më shumë sesa tek aftet e vogla.
Forma e tretë karakterizohet me numër të madh dëmtimesh të vogla, të cilat bashkohen ndërmjet veti, janë shumë të dhembshme sepse paraqiten në mukozën shumë të inflamuar.
Si duhet të ushqehemi që dhembja të jetë më e vogël?
Është me rëndësi që ushqimi të përshtatet në rastet e afteve të dhimbshme, ashtu që duhet shmangur ushqimin dhe pijet e nxehta (por edhe të ftohta), ndërsa duhet orientuar tek ushqimi i butë. Ushqimi i fortë vetëm sa e shton dhimbjen, ngjashëm sikurse ushqimet e tharta dhe të kripura (të cilat është mirë të shmangen te të gjithë fëmijët, jo vetëm tek ata që kanë afte).
Te foshnjat dhe fëmijët vegjël: gjysmë ore para ushqimit duhet të jepet analgjetik (paracetamol), ashtu që dhimbja zbutet dhe fëmija mund të konsumojë ushqimin më lehtë
A mund të shërohen aftet?
Për mjekimin e afteve janë provuar terapi të ndryshme, por pa ndonjë rezultat dhe sukses të sigurt. Terapia është e orientuar në zvogëlimin e dhimbjes duke ordinuar anestetikë sipërfaqësorë, si edhe në trajtimin e inflamacionit me anë të medikamenteve të ndryshme në ordinancën stomatologjike.
Në shtëpi, inflamacioni mund të qetësohet duke e larë me çaj (kamomili, sherbele). Duhet të mbahet higjiena e mirë e gojës, duhet shmangur pirja e duhanit, alkooli, dhe rekomandohet marrja e vitaminave të grupit B.
Meqenëse nuk është e njohur etiologjia (shkaktari) e aftëve, nuk ekziston edhe bar efikas për mjekimin dhe ndalimin e shfaqjes së tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mund të shkaktojë COVID-i humbje të dëgjimit? Çfarë thonë ekspertët

Klinika Zhan Mitrev tregon se cilat janë ushtrimet e duhura për një shëndet më të mirë

Filloi kursi mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 2/ Kolegji i Kirurgëve të Kosovës

A mund të shkaktojë COVID-i humbje të dëgjimit? Çfarë thonë ekspertët

Klinika Zhan Mitrev tregon se cilat janë ushtrimet e duhura për një shëndet më të mirë

Një truk i thjeshtë me limon mund të ndihmojë gjatë sulmeve të panikut

Diseksioni i Aortës – çfarë është dhe si parandalohet?

Tetë shprehi të mëngjesit që po e dëmtojnë trupin tuaj

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini çaj çdo ditë

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias