LAJMI I FUNDIT:

Afro 500 milionë banorë në Kinë janë “bllokuar” për shkak të coronavirusit, 48 qyteteve dhe katër provinca aplikojnë masat mbrojtëse

Afro 500 milionë banorë në Kinë janë “bllokuar” për shkak të coronavirusit, 48 qyteteve dhe katër provinca aplikojnë masat mbrojtëse

Afro 500 milionë banorë të Kinës janë “bllokuar” për shkak të coronavirusit, që është shpërndarë në tërë vendin.

Të paktën 48 qytete dhe katër provinca nëpër Kinë – përfshirë epiqendrën e epidemisë, në Wuhan dhe Hubei – po aplikojnë politikat e “bllokimit”, transmeton Telegrafi.


Masat mbrojtëse parashikojnë regjistrimin e banorëve para se ata të lejohen të dalin apo hyjnë në qytet, bllokimi i të gjitha rrugëve, hekurudhave dhe transportit publik.

Wuhan – që tashmë ka marrë epitetin e “qytetit fantazmë”, ishte vendi i parë që aplikoi masat mbrojtëse kur edhe shpërtheu virusi vdekjeprurës.

Kujtojmë që më shumë se 64 mijë raste me SARS-CoV-2 janë konfirmuar, ndërsa afro 1.400 raste te vdekjeve janë regjistruar në mbarë botën. /Telegrafi/