20 shtëpi në Gushavc të Mitrovicës prej gati 10 ditë pa ujë të pijshëm, autoritetet i’a hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës
![20 shtëpi në Gushavc të Mitrovicës prej gati 10 ditë pa ujë të pijshëm, autoritetet i’a hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/466151032_122131663418384448_8429924156713931767_n-780x439.jpg)
Banorët e lagjeve “Bejtullah Sahiti” dhe “Rrahim Hajdari” në fshatin Gushavc të Mitrovicës prej gati dhjetë ditë janë pa ujë të pijshëm. Në këto dy lagje janë 20 shtëpi që po përballen me këtë situatë.
Banori, Jashar Sadiku në një prononcim për Telegrafin ka thënë se prej gati dhjetë ditësh nuk kanë ujë të pijshëm, shkruan Telegrafi.
Ai ka thënë se e kanë parashtruar kërkesën për rregullimin e këtij problemi tek Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” dhe se i kanë thënë se kanë dalë në terren.
“Nuk kanë ardhë ende të shikojnë dhe të tregojnë arsyen pse po ndodh kjo”, ka thënë Sadiku, duke shtuar se pompat e ujit janë djegur dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse i’u ka ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.
Ai ka thënë se gjatë kohës kur nuk kanë ujë të pijshëm po mundohen të gjejnë forma alternative.
“Disa prej banorëve kanë puse, disa janë të detyruar të blejnë ujë të pijes dhe të bëjnë një zgjidhje në mënyrën e tyre të mundshme”, ka shtuar banori.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/466359590_122131663436384448_7860632934511469192_n.jpg)
Ndërsa banori tjetër, Sahit Hajra, për Telegrafin ka thënë se prej 12-13 vitesh kanë probleme me pompat e ujit.
“Askush nuk po na ndihmon, krejt me mjetet tona qe 3-4 herë i kemi rregulluar, por prapë po prishen”, ka thënë Hajra.
Banori ka thënë se e kanë adresuar këtë çështje tek autoritetet kompetente, por se nuk kanë intervenuar asgjë deri më tani.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Niman Baliu, për Telegrafin ka thënë se fshati Gushavc është në kompetencat e komunës së Mitrovicës Veriore dhe se sipas tij, shërbimet e tyre nuk shtrihen në këtë pjesë.
“Çështja e fshatit Gushavc është në kompetencat e komunës së Mitrovicës Veriore. Në veri ne nuk kemi qasje, duhet me bisedu me kryetarin atje dhe ata me jep përgjigje për atë pjesë”, ka thënë Baliu.
Baliu ka thënë se kjo çështje është “detyrë” e kryetarit të komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, transmeton Telegrafi.
“Aty nuk kemi qasje, është detyrë e kryetarit Erden Atiq”, është shprehur zëdhënësi i KRU “Mitrovica”.
Për këtë, Telegrafi ka kontaktuar edhe komunën e Mitrovicës Veriore për të marrë një version edhe nga ana e tyre, por deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/466139363_122131663442384448_1148179304742815166_n-1.jpg)
Ndërsa, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës, Granit Tmava, për Telegrafin ka thënë se është optimist që KRU “Mitrovica” do të ofrojë zgjidhje.
Tmava ka thënë se si komunë “nuk merren” me çështjen e ujit të pijshëm, derisa është shprehur se duhet t’u dilet në ndihmë banorëve.
“Unë me banorët jam takuar, nëse ujësjellësi nuk i’u del në ndihmë, unë jam i interesuar me ju dalë në ndihmë. Jemi duke folur për dy lagje, duhet t’iu ndihmojmë banorëve”, është shprehur ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Këto janë rezultatet preliminare nga numrimi i votave deri më tani në rajonin e Mitrovicës Veriore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-kosove-380x233.jpg)
Këto janë rezultatet preliminare nga numrimi i votave deri më tani në rajonin e Mitrovicës Veriore
![Këto janë rezultatet preliminare nga numrimi i votave deri më tani në rajonin e Mitrovicës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vota-kqz-600x360-1-380x233.jpg)
Këto janë rezultatet preliminare nga numrimi i votave deri më tani në rajonin e Mitrovicës
![Zgjedhjet parlamentare – Në Prokurorinë e Mitrovicës lajmërohen dy raste lidhur me procesin e votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/prokuroria-mitrovice-780x439-1-380x233.jpg)
Zgjedhjet parlamentare – Në Prokurorinë e Mitrovicës lajmërohen dy raste lidhur me procesin e votimit
![I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-67-780x439.jpg)
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-103-780x439.jpg)
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance
![Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474813508_1577427039628263_4897671784753099026_n-e1739266657157-780x439.jpg)
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
![Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vjosa-1-e1739268964255-780x439.jpg)
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense
![Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-18-780x439.png)
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht