LAJMI I FUNDIT:

Afrika e Jugut i jep imunitet Putinit pavarësisht urdhër-arrestit ndërkombëtar

Afrika e Jugut i jep imunitet Putinit pavarësisht urdhër-arrestit ndërkombëtar

Presidentit të Rusisë iu dha imuniteti diplomatik për të marrë pjesë në një samit të BRICS në muajin gusht, pavarësisht se është lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për presidentin rus për krime të luftës në Ukrainë.

Konfuzioni rreth vizitës së Vladimir Putinit në Afrikën e Jugut për një Samit BRICS, i cili bashkon ekonomitë kryesore të jugut të botës, duket se është zgjidhur, raporton euronews.


Në një deklaratë të botuar në gazetën zyrtare të Afrikës së Jugut, Ministri për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Naledi Pandor njoftoi se kishte miratuar imunitetin diplomatik për të gjithë pjesëmarrësit në ngjarje.

Sipas Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhënia e imunitetit është praktikë standarde për të gjitha konferencat dhe samitet ndërkombëtare të mbajtura në Afrikën e Jugut, pavarësisht niveleve të pjesëmarrjes.

Ata pretendojnë se imunitetet zbatohen për konferencën dhe jo për individë të veçantë, transmeton Telegrafi.

“Këto imunitete nuk anashkalojnë asnjë urdhër që mund të jetë lëshuar nga ndonjë gjykatë ndërkombëtare kundër çdo pjesëmarrësi në konferencë”, njoftoi departamenti.

Një urdhër-arrest për liderin rus u lëshua në muajin mars nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC), duke e vendosur Afrikën e Jugut në një pozitë të pafavorshme me partnerët e saj tregtarë në Perëndim.

Pavarësisht se është anëtar e Gjykatës së Hagës dhe i nënshtrohet traktateve të saj, Putin nuk do të përballet me arrest gjatë qëndrimit në Afrikën e Jugut.

Përveç përfaqësuesve ekonomikë, samiti i BRICS do të mbledhë së bashku liderët e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut – të gjitha vendet që kanë kritikuar vendet perëndimore për mbështetjen që po i japin Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori