ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin Hajrulla Çeku, vizituan punimet për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Sharr, një investim afër 1 milion euro që pritet të përfundojë brenda dy viteve.

Projekti është hartuar nga komuna e Sharrit, ndërsa financimi po sigurohet nga Qeveria e Kosovës.


Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e këtij investimi për banorët e zonës: “Punime të mbara dhe të shpejta, që banorët e Sharrit ta gëzojnë sa më parë këtë qendër që i ka munguar aq shumë".

Qendra Multifunksionale do të shërbejë si një hapësirë komunitare, duke ofruar mundësi për aktivitete kulturore, edukative dhe sociale, duke kontribuar në zhvillimin e komunitetit lokal. /Telegrafi/