Zëvendëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha, ka treguar arsyet mbi vendimin e fundit të Qeverisë për shtyrjen e afatit të regjistrimit të popullsisë dhe përgatitjet që janë realizuar deri më tani.
Berisha ka bërë të ditur se këtë vendim ekzekutivi e ka marrë pasi ASK-ja ka propozuar një shtyrje prej dy muajsh.
Sipas tij, kjo për shkak se afati i fillimit të regjistrimit, i cili ishte paraparë për 1 shtator 2023, ishte i shkurtër për të kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme.
“Në fakt ka qenë kërkesë e ASK-së që e kemi dërguar te kryeministri për të marrë një vendim për shtyrje për dy muaj, kjo ka ardhur si pasojë pasi që në shtator të vitit të kaluar u vendos që regjistrimi të mbahej në terren më 1 shtator të vitit 2023.
Një pjesë të madhe duke parë që ishte periudhë e shkurtër në bazë të përvojës që kishim në vitin 2011, konsideronim për ASK-në është më e lehtë që procedura e prokurimit dhe procedurat tjera të menaxhoheshin nga organizata ONOPS, ashtu siç kishim bërë në vitin 2011”, ka deklaruar ai për emisionin FIVE.
Ai gjithashtu ka theksuar se një pjesë e madhe e buxhetit të regjistrimit të vitit 2011 ishte siguruar nga donatorët dhe kishte pasur nevojë për menaxhim të organizatës UNPOS, ndërsa kësaj here ata kishin tentuar të arrijnë një marrëveshje të ngjashme, por pa sukses.
“Por, ndryshimi ishte se në vitin 2011 një pjesë e madhe e buxhetit më se 80 për qind ishte siguruar nga donatorët dhe ishte kërkesa e donatorëve që të krijohet fondi i një besimi i cili duhet patjetër të menaxhohej nga UNPOS, ndërsa në përpjekjet tona të arrihet kjo marrëveshje nuk është arritur.
Por, edhe duke parë që periudha ishte shumë e shkurtër atëherë me një shkresë zyrtare kërkuam nga kryeministri që të marrë një vendim që ta na jep afat edhe dy muaj”, ka thënë Berisha.
Ai gjithashtu ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë, duke përfshirë krijimin e komisioneve komunale në shumicën e komunave, përveç atyre në veri.
Berisha ka bërë të ditur se janë në fazën intensive të realizimit të aktiviteteve të tjera të prokurimit.
“Në fakt tani janë bërë të gjitha përgatitjet janë krijuar komisionet komunale nëpër shumicën e komunave përjashtuar katër komunat veriore, është finalizuar pyetësori mbas një periudhe të gjatë të takimeve që kemi pasur gjithashtu edhe të gjitha pjesët tjera të prokurimit janë realizuar jemi në fazën intensive të realizimit të aktiviteteve të tjera të prokurimit”, është shprehur ai.
Ndër të tjera, Berisha ka konfirmuar se procesi i regjistrimit të popullsisë do të nisë në nëntor dhe se kanë një periudhë prej gjashtë javësh për të siguruar që ky proces të zhvillohet me sukses.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse punëdhënësit po i nxisin punëtorët të shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Dashuria fillon në Central Park!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti