LAJMI I FUNDIT:

Afati i fundit për të zgjedhur presidentin është 5 prilli

Afati i fundit për të zgjedhur presidentin është 5 prilli
Deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës / Foto: Ridvan Slivova

Vjosa Osmani, e mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje janë në kërkim të sigurimit të kuorumit për thirrjen e seancës në të cilën do të votohet për pozitën e presidentit.

Zgjedhja e presidentit është sfida e parë për qeverinë e vendit.


Mefail Bajqinovci nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se gjatë javës së ardhshme pritet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit.

“Besoj që komisionet do të votohen  gjatë ditës së nesërme dhe pas kësaj mendoj se brenda disa ditëve do ta kemi votimin e presidentit të vendit…Besoj se deri nga java e ardhshme do të kemi presidentin e ri”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Mefail Bajqinovci.

E hëna e ardhshme është data e fundit kur vendi duhet të ketë presidentin e ri, pasi kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës.

Mandati aktual i presidentit skadon me 5 maj, andaj sipas ligjit dita e fundit kur duhet të zgjidhet presidenti është 5 prilli.

Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 5 prill Kosova do të përballet me një situatë të re, përcjell Telegrafi.

“Çdo tejkalim i datës 5 prill, është tejkalim i afateve kushtetuese dhe ligjore. Kjo nuk duhet të ndodh në një sistem të demokracisë parlamentare. Nëse tejkalohet edhe 5 prilli, do të provohet deri me 5 maj ku do pas kësaj date Kosova do të përballet me një krizë kushtetuese të paprecedentë”.

PDK e AAK janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit të ri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori