LAJMI I FUNDIT:

Afati i aplikimit po afron për bursa hyrëse për studentë nga Kosova nga CITY

Afati i aplikimit po afron për bursa hyrëse për studentë nga Kosova nga CITY

Kolegji, Kampusi i Europës i Universitetit të York-ut

Afati i fundit: E shtunë, 20 Prill 2024

Kanë mbetur edhe pak ditë për të aplikuar për bursat e ofruara nga CITY College, University of York Europe Campus për studentë nga Kosova. CITY Kolegji ofron dyzet e pesë (45) bursa me gjysmën e heqjes dorë nga tarifa nominale e shkollimit (50%) për studimet Bachelors, Masters, dhe Executive MBA  për vitin akademik 2024-25 (data e fillimit të programeve: Tetor 2024) deri në fund të programit të caktuar akademik. Kandidatët inkurajohen të dërgojnë aplikimin e tyre më së voni deri të shtunën, 20 prill 2024.

Duke ofruar këto bursa, CITY College u jep kandidatëve universitarë mundësinë për të kërkuar dhe marrë bursa për një diplomë Bachelor, Master ose MBA nga një universitet i klasit botëror gjatë studimeve në CITY College në Selanik, Greqi.

Kandidatët pritet të plotësojnë kërkesat e pranimit dhe aplikimit të përcaktuara nga CITY College, Universiteti i York Europe Campus.

Sipas kësaj nisme, CITY Kolegji synon të mbështesë shkollimin e studentëve të shkelqyer që dëshirojnë të studiojnë në kampusin e CITY Kolegjit- Europe në Selanik, Greqi dhe të ndjekin një diplomë të njohur globalisht nga një prej universiteteve më të mira në botë, University of York,, MB (147 në botë – Times Higher Education –THE 2024).

OFFICIAL SCHOLARSHIPS ANNOUNCEMENT (PDF)

Informacion i rëndësishëm:

Afati i Aplikimit për Bursat: E shtunë, 20 Prill 2024

Aplikimet duhet të dorëzohen personalisht:

20 Prill 2024 | 13:00-15:00 pasdite | Hotel Sirius, Prishtinë

Aplikimet duhet të dorëzohen personalisht tek përfaqësuesit e CITY Kolegjit, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë.

Kontaktoni:

Kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë të marrin më shumë informacion rreth bursave mund të dërgojnë një email në: kosovo@york.citycollege.eu
york.citycollege.eu

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori