LAJMI I FUNDIT:

Afaristi Palushi i drejtohet KEDS-it: Jam i gatshëm ta paguaj 50 për qind më shtrenjtë rrymën me kusht që të mos ketë ndërprerje

Afaristi Palushi i drejtohet KEDS-it: Jam i gatshëm ta paguaj 50 për qind më shtrenjtë rrymën me kusht që të mos ketë ndërprerje

Afaristi dhe pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi ka reaguar lidhur me reduktimet e rrymës që po bëhen në vend.

Palushi më anë të një shkrimi në Facebook, drejtuar KEDS-it, ka thënë se është në gjendje ta paguaj 50 për qind më shtrenjtë energjinë e shpenzuar me kusht që të mos ketë ndërprerje.


“Për shkak të problemeve me furnizim me energji si pasojë e kapaciteteve prodhuese të KEK-ut dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar, ne jemi të gatshëm që të paguajmë 50 për qind me çmim më të lartë për energjinë e shpenzuar, me kusht që mos të ketë ndërprerje, pasi që ndërprerjet e shumta përveç që rrezikojnë linjat prodhuese ato janë bërë edhe problem në përmbushjen e kërkesave për eksport duke u rrezikuar seriozisht humbja e tregjeve të jashtme”, thuhet në reagimin e Palushit.

Ai shton se nga kjo situatë, nuk po mund të aktivizohet linja e përpunimit të frutave.

“Gjithashtu, për shkak te mungesës së energjisë elektrike nuk mund të aktivizohet linja e përpunimit të frutave duke pamundësuar që të grumbullohen 4 milionë kg mollë nga fermerët sa kemi paraparë për këtë vit”, shton ai.

Mustafa: Reduktimet e rrymës po shkaktojnë humbje të mëdha te prodhuesit
Lexo po ashtu Mustafa: Reduktimet e rrymës po shkaktojnë humbje të mëdha te prodhuesit

“Kompania Frutex gjatë ditës do ta përgatis edhe kërkesën zyrtare për KEDS dhe shpresojmë të arrijmë në një marrëveshje”, përfundon Palushi. /Telegrafi/