LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani që po fluturonte nga Serbia dhe u rrëzua në Greqi bartte 11.5 ton municione – ministri serb jep detajet

Aeroplani që po fluturonte nga Serbia dhe u rrëzua në Greqi bartte 11.5 ton municione – ministri serb jep detajet

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në lidhje me rrëzimin e aeroplanit ukrainas që po fluturonte nga Serbia në Jordani dhe u rrëzua në Greqi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Stefanoviq ka konfirmuar se aeroplani është nisur nga aeroporti i Nishit të shtunën në orën 20:40 dhe se po bartte municione të kompanisë serbe Valir për Ministrinë e Mbrojtjes së Bangladeshit.


Momenti dramatik kur aeroplani që mbante 'eksploziv' dhe po udhëtonte nga Serbia për në Jordani përfshihet nga flakët – dhe rrëzohet në Greqi
Lexo po ashtu Momenti dramatik kur aeroplani që mbante 'eksploziv' dhe po udhëtonte nga Serbia për në Jordani përfshihet nga flakët – dhe rrëzohet në Greqi

“Ishte një Antonov 12 në pronësi të kompanisë ukrainase Meridian. Fatkeqësisht, sipas informacioneve që kemi në dispozicion, të 8 anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën”, citohet të ketë thënë Stefanoviq.

Ai ka shtuar se të vdekurit nuk janë shtetas të Serbisë.

Në këtë drejtim, ai ka bërë të ditur se aeroplani po transportonte rreth 11.5 ton produkte të industrisë serbe të dedikuar te klienti përfundimtar në Bangladesh.

Një aeroplan që po fluturonte nga Serbia në Jordani rrëzohet në Greqi – mediat serbe thonë se ishte i mbushur me municione dhe eksploziv
Lexo po ashtu Një aeroplan që po fluturonte nga Serbia në Jordani rrëzohet në Greqi – mediat serbe thonë se ishte i mbushur me municione dhe eksploziv

“Pra, klienti i fundit është Ministria e Mbrojtjes e Bangladeshit. Pronar i mallit është kompania private Valir nga Serbia”, ka bërë të ditur ai.

Sipas Stefanoviq, informacioni se aeroplani u nis për në Ukrainë ishte “i pasaktë dhe keqdashës”.

Kompania ukrainase, thotë ai, është vetëm pronare e aeroplanit, kurse malli i transportuar është i kompanisë serbe Valir. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori