LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani italian e nis kontrollin për hashash në Malësinë e Madhe

Aeroplani italian e nis kontrollin për hashash në Malësinë e Madhe

Aeroplani i Guardia di Finanza-s italiane ka mbërritur në Tiranë mëngjesin e së hënës, duke nisur menjëherë fluturimet monitoruese në territorin shqiptar.

Burime pranë Policisë së Shtetit thanë për Top-Channel se autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar oficerëve italianë hartën e zonave me risk, ku mjetet që disponojnë uniformat blu por edhe kapacitetet e tyre për t’i inspektuar janë tejet të limituara.


Fluturimi i parë monitorues është kryer në zonat e thella të Malësisë së veriut dhe zonat problematike të evidentuara vitin e kaluar. Për shkak të problematikës së hasur në 2016-n, këtë vit është parashikuar që të kryen 30% fluturime më shumë.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar që në vitin 2012, në bordin e aeroplani special që fotografon nga lartësi deri në 800 metra nga toka, qëndron gjithmonë edhe një efektiv i Policisë së Shtetit.

Sipas procedurave, pasi evedentohen parcelat, koordinatat i kalohen Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, e cila ia kalon drejtorive të qarqeve të cilat më pas bëjnë asgjësimin.

Megjithëse qeveria ka hartuar një plan kombëtar dhe ka treguar shenja serioze për t’i dhënë fund këtj fenomeni, deri më tani janë zbuluar dhjetëra parcela, çka do të thotë se trafikantët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kultivimi.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori